• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

13 shkurti – Dita Ndërkombëtare e Radios

13/02/2024
| Bota
Old radio

Old radio


13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë. Ish-Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

Në historinë e mediave, transmetimi në radio hap perspektiva të reja. Krijon një “fole audience’, pra dëgjimin familjar dhe kolektiv mbrëmjeve në shtëpi, aty ku më vonë  do të mbërrijë televizioni. Radioja e shtroi në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa kinemaja çështjen e relacioneve me shoqërinë dhe me shtetin, ngase në më shumë vende evropiane stacionet e transmetimit në  radio, shfrytëzoheshin drejtpërsëdrejti edhe nga vetë institucionet shtetërore  gjatë viteve tridhjetë.

Sa i përket përmbajtjes së saj, radioja u ofron qytetarëve përvojën e dy modeleve të veçanta ose të përziera:

  • modelin komercial që i jep përparësi lojërave, muzikës dhe argëtimit; dhe
  • modelin edukativ që vlerëson normat e kulturës së ndritur.

Sikurse edhe shtypi në shekullin XIX, radioja, kur përparon “edicioni i lajmeve të folura” ngre një sistem kontrolli të informacioneve të transmetuara, që i bën ato koherente me kulturën politike të çdo vendi.

Për më tepër, radios i duhej të negociojë një modus Vivendi me shtypin e shkruar. Arbitrimet e këtyre problemeve, vareshin nga kultura dhe zgjedhjet politike të vendeve të interesuara.

Hapat e para të radios

Në vitin 1921 – 1922, transmetimi në radio, nisi pak a shumë në të gjitha vendet e industrializuara. Radiodifuzioni lindi nga transformimet e teknologjisë së radio – komunikacionit dhe nga domosdoshmëria e kompanive të mëdha të materialeve radio – elektrike, që e kishin zhvilluar fuqishëm prodhimin e tyre gjatë Luftës së parë botërore, për tu kthyer në tregje civile, edhe pse disa shoqëri të mëdha, veçanërisht në SHBA, e shfaqen me vonesë interesin për radiodifuzionin.

            Në fillim të viteve 1920 përdorimet joprofesionale të radios u kufizuan me radio – amatorët që komunikonin ndërmjet tyre brenda caqeve të ngushta të caktuara nga ushtarakët të cilët nuk shqetësoheshin për zhvillimin e një sistemi komunikimi ndër-personal të pakontrolluar, por megjithatë përhapnin një lloj entuziazmi dhe i jepnin një imazh shumë pozitiv teknikës së re. Në vitet e para – luftës, komunikimi me radio po shkonte drejt modelit të difuzionit. Plot vende  mburreshin me emisione eksperimentale të transmetuara  në radio përpara vitit 1914.

UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.


Publikimi i mëparshëm

Forum shkencor kushtuar figurës së akad. Fehmi Agani

Publikimi i radhës

Drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim e vizituan Universitetin e Tetovës

Publikimi i radhës

Drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim e vizituan Universitetin e Tetovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.