Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ka ndërruar jetë sot nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri, u lind në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si ‘’Dhe vjen një ditë’’, ’’Vitet e pritjes”, “Gjoleka’’ “Djali i Abazit”, etj.
Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike. Disa prej filmave në të cilat aktori ka luajtur, janë: Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori; Gjallë – Alive! (2009) …Zefi; Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes; Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit; Saimir – (2004) …Edmond; Dasma e Sakos – (1998) …Sako; Loin des barbares – (1994) …refugjat; Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni; Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini; Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi; Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori; Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba ; Vendimi – (1984) ….Sadriu; Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti; Besa e kuqe – (1982) …Pali ‘Era e ngrohtë e thellësive – (1982); Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti; Sketerre 43 – (1980) …Arjani; Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko.
Me këtë rast, familjes së aktorit, kolegëve, miqve dhe adhuruesve të Tij, ngushëllime u kanë shprehur personalitete të jetës publike nga mbarë hapësira shqiptare.