Profesori i Artit figurativ i Universitetit të Tetovës, piktori i njohur Reshat Ameti, krahas punës së tij të përditshme si mësimdhënës i artit, sot ka gjetur kohë që t’u rikthehet kujtimeve në kohë – shkollës së mesme. Ai, sot, për ndjekësit e tij në facebook dhe adhuruesit e artit që krijon – pikturës, ka publikuar një fotografi të vitit 1984, me mesazhin e tij: “Kthehu në kohë 1984 – koha kur isha në shkollën e mesme të artit”. Ndjeshmëria ndaj të kaluarës na “rrëmben” të gjithëve, por këtë më së miri e shprehin artistët.