• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e përkujton Akademik Sulstarovën

15/01/2020
| Shqipëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook e ka përkujtuar Akademik Sulstarovën. Në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta, në publikim e ASHK-së, thuhet: “Nuk ndodh shpesh që shkencëtari të jetë aq popullor dhe i dashur për të gjithë siç është rasti i Akademik Sulstarovës – vepra dhe kontributi i tij lanë gjurmë të thella në historinë e sizmologjisë shqiptare. Botimet e tij u bënë referenca kryesore pas tërmetit fatal të 26 nëntorit…të gjithë koleget e tij vendas e të huaj përmendën me këtë rast studimet e tij shkencore. E gjithë vepra e tij iu dedikua sizmologjisë në vend – ishte Prof. Sulstarova qe e themeloi, e rriti dhe e ndërkombëtarizoi këtë shërbim. Nderim për akademikun e nderuar në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta”.

Biografia | Eduard SULSTAROVA (1934–2014). Inxhinier gjeofizikan, profesor, akademik. Lindi në Korçë. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (1963). U emërua në katedrën e gjeofizikës në atë fakultet dhe është një nga themeluesit e Shërbimit Sizmologjik Shqiptar. Ka qenë drejtuesi i Stacionit të parë Sizmologjik të Shqipërisë (1968) pranë UT dhe drejtor i Qendrës Sizmologjike të ASH, që nga ngritja e saj (1973–1993). E.S. ka ndërmarrë kërkime e studime për sizmicitetin e vendit e të rajonit, për vlerësimin e rrezikut sizmik në shkallë vendi dhe rajonal etj. Është autor dhe bashkautor i monografive e librave “Harta sizmike e Shqipërisë” në shkallën 1:1.250.000, “Catalogue of Earthquakes of Balkan Region – Katalogu i tërmeteve të Shqipërisë” (1975), “Rajonizimi sizmik i Shqipërisë – Seismic Hazard of Albania” (1980) etj., si dhe i teksteve “Përdorimi i metodave gjeofizike për zgjidhjen e detyrave gjeologjike” (1971), “Tektonika dhe rilevimet. Strukturat e thella të kores së tokës” (1983). Ka botuar një varg artikujsh në revista shkencore. Ka mbajtur ligjërata në disa universitete e institucione shkencore (Japoni, Greqi, Maqedoni, Gjermani). Ka përfaqësuar Shqipërinë në organizmat ndërkombëtarë të sizmologjisë dhe ka qenë Kryetar i Komitetit të Përhershëm për Pakësimin e Riskut Sizmik në Ballkan (1985–1988), anëtar titullar në Komisionin Sizmologjik Europian etj. Sekretar shkencor i ASHSH (1999–2007). Ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës”.

Burimi:http://www.akad.gov.al/ash/bashkepunime/kuadri-rajonal/aiesee/2-uncategorised/120-eduard-sulstarova?fbclid=IwAR0-oD3kf3j7k0eiRE5yINtHpgNhhKOhxlXS6-piBmGrnb0asAo7CN0KQ4A


Publikimi i mëparshëm

Vjosa Osmani: Reçaku – dëshmi e gjenocidit serb para syve të botës

Publikimi i radhës

Kur dasma e “sfidon” vullkanin

Publikimi i radhës

Kur dasma e “sfidon” vullkanin

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!