• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela në takim pune me ministren Mila Carovska

Për sa u përket të dy institucioneve, vuri në dukje ai, ne mund të bëjmë shumë gjëra të përbashkëta, bie fjala shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve në muajin shtator, ku bashkë me ne mund të përfshihet edhe Këshilli i Europës. Po ashtu, me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës mund të organizojmë debate për librat shkollorë, ku ne gjithsesi mund ta japim kontributin tonë.

21/12/2020
| Arsim, Maqedoni

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela sot realizoi një takim pune me ministren e Arsimit dhe të Shkencës të RMV-së, Mila Carovska. Me këtë rast drejtori Y. Sela theksoi se qëllimi i këtij takimi është që së bashku të bëjmë diçka në aspektin e ndërtimit të shoqërisë sonë multietnike. Pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, shtoi ai në vazhdim, në RMV është krijuar një realitet tjetër. Në sistemin arsimor gjuha shqipe duhet të bëhet obligative për nxënësit maqedonas dhe gjuha maqedonase për nxënësit shqiptarë. Duhet të krijohet një vetëdije dhe disponim i ri. Por kjo varet shumë nga njeriu i parë që e drejton një institucion. Si shembull i mirë duhet të na shërbejë përvoja e Bolzanos, një qytet shumëgjuhësh në Itali, ku funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer tri gjuhë zyrtare, si dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian.
Për sa u përket të dy institucioneve, vuri në dukje ai, ne mund të bëjmë shumë gjëra të përbashkëta, bie fjala shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve në muajin shtator, ku bashkë me ne mund të përfshihet edhe Këshilli i Europës. Po ashtu, me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës mund të organizojmë debate për librat shkollorë, ku ne gjithsesi mund ta japim kontributin tonë. Po ashtu, drejtori Sela i propozoi ministres Carovska që në vitin e ardhshëm shkollor akademik të ndahen bursa për studentët e katedrave të përkthimit dhe interpretimit për universitetet tona, të cilët pastaj do të përfshiheshin në institucionet shtetërore për nevojat e tyre në fushën e përkthimit.
Ne u japim mbështetje të plotë në aspektin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, theksoi në fund Ylber Sela, veçmas për sa u përket formularëve, dokumenteve dhe akteve zyrtare të ministrisë, për të cilat AZGJ-ja ka detyrë ligjore që t’i lekturojë ato.
Për të gjitha këto ide dhe propozime, ministrja Mila Carovska shprehu gatishmëri të plotë për t’i realizuar bashkërisht, edhe shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve, edhe ndarjen e bursave për studentët, edhe shumë gjëra të tjera etj.
Takimi u mbyll duke u zotuar që këto gjëra të konkretizohen dhe të realizohen.

Publikimi i mëparshëm

Përkujtesë historike / 52 – vjetori i demonstratave të flamurit në Tetovë

Publikimi i radhës

Duhet të durojmë edhe pak…

Publikimi i radhës

Duhet të durojmë edhe pak…

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.