• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Për 4 muaj në karantinë / Artisti krijon pikturën më të madhe në botë, sa 4 fusha basketbolli

Artisti britanik Sacha Jafri vendosi që në bashkëpunim me autoritetet e Dubait të merrte ‘peng’ sallën e ballos të hotelit ku po qëndronte i karantinuar për 4 muaj, Atlantis The Palm, duke e krijuar një vepër komplekse që në përfundim do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2 mijë metrash katrorë, sa 4 fusha basketbolli.

21/08/2020
| Bota, Kulturë

I njohur për stilin e realizmit magjik të veprave, 43-vjeçari që ka studiuar në disa prej shkollave më prestigjioze britanike, si ajo e Eton Jafri, e ka quajtur veprën “Rrugëtimi i Njerëzimit” dhe është e kompozuar pjesërisht me qindra vepra që fëmijë nga e gjithë bota ia kanë dërguar online.

“I kërkova fëmijëve të dërgonin vepra që tregonin sesi ndiheshin në këto momente karantine dhe pandemie. Për të rriturit është mjaftueshëm e vështirë, mendoni për një fëmijë 4-vjeçar”, thotë Jafri, i cili mendon ta përfundojë veprën në rreth 6 muaj, ku 4 kanë kaluar tashmë.

Në përfundim, vepra do të ngrihet vërtikalisht dhe do të projektohet në qiellgërvishtësin më të lartë në botë, Burj Khalifa dhe më pas do të ndahet në 60 panele më të vogla për t’u shitur në ankand.

“Mendoj se do të ketë koleksionistë të mëdhenj që mund të paguajnë edhe 4 milionë dollarë për çdo panel”, thotë artisti, që mendon të mbledhë rreth 30 milionë dollarë nga e gjithë vepra.

Të gjithë paratë do të shkojnë në bamirësi, pikërisht për fëmijët në nevojë, një projekt ky i mbështetur nga UNESCO dhe yje të showbizit si Rita Ora dhe Eva Longoria. KultPlus.com


Publikimi i mëparshëm

Covid – 19 / Komuna e Tearcës dhe Shoqata “Tradita” angazhohen për minimizimin e pasojave të pandemisë në lëmin e arsimit

Publikimi i radhës

“Formula e Presidentit: K—BE + NATO + SHBA”

Publikimi i radhës

"Formula e Presidentit: K---BE + NATO + SHBA"

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.