• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Covid-19

Covid – 19 / Komuna e Tearcës dhe Shoqata “Tradita” angazhohen për minimizimin e pasojave të pandemisë në lëmin e arsimit

Në përputhje me agjendën e projektit “Bëhu” mjek duke i dëgjuar mjekët – “Shëro” pacientë duke mos i infektuar të tjerët, sot kryetari i shoqatës, Selam Sulejmani, realizoi një takim pune me kryetarin e Komunës së Tearcës, z. Isen Hasani. Në këtë takim në të cilin morën pjesë edhe drejtorët e shkollave fillore të Komunës së Tearcës, Shoqata “Tradita”, kryetarit të kësaj komune ia dorëzoi disa materiale sensibilizuese me udhëzime të qarta dhe masat që duhet të ndërmerren gjatë procesit edukativ –arsimor në kushte pandemie.

21/08/2020
| Covid-19, Tradita plus

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, krahas informimit të rregullt (përmes Ueb faqes zyrtare www.tradita.org), për situatën e përgjithshme në vendin tonë në lidhje me pandeminë Covid -19, sot aktivitetet e saj i ka vijuar edhe në terren.
Në përputhje me agjendën e projektit “Bëhu” mjek duke i dëgjuar mjekët – “Shëro” pacientë duke mos i infektuar të tjerët, sot kryetari i shoqatës, Selam Sulejmani, realizoi një takim pune me kryetarin e Komunës së Tearcës, z. Isen Hasani. Në këtë takim në të cilin morën pjesë edhe drejtorët e shkollave fillore të Komunës së Tearcës, Shoqata “Tradita”, kryetarit të kësaj komune ia dorëzoi disa materiale sensibilizuese me udhëzime të qarta dhe masat që duhet të ndërmerren gjatë procesit edukativ –arsimor në kushte pandemie. Ky projekt që implementohet në rajonin e Pollogut, është mirëpritur në Komunën e Tearcës dhe sipas autoriteteve komunale, i njëjti do të ndihmojë në betejën e përbashkët kundër përhapjes së virusit korona.
“Komuna e Tearcës gjithmonë ka qenë mbështetëse e projekteve të ndryshme që janë në dobi dhe në interes të qytetarëve tanë, ndaj edhe realizimi i këtij projekti në territorin e komunës sonë është i mirëseardhur. Pandemia Covid -19 është sfidë e përbashkët për gjithë shoqërinë, por përfshirja e sa më shumë faktorëve në këtë betejë shëndetësore, besojmë se do të ndihmojë në tejkalimin e kësaj gjendjeje”- theksoi Isen Hasani – kryetar i Komunës së Tearcës.
Ndërkaq kryetari i Shoqatës “Tradita” u shpreh i kënaqur që qendrat arsimore në këtë komunë kanë treguar gatishmërinë e tyre për realizimin e projektit të lartpërmendur.
“Së pari e falënderojmë kryetarin, z. Isen Hasani për përkrahjen institucionale që ky projekt i shoqatës sonë të implementohet në qendrat arsimore të Komunës së Tearcës. Pandemia Covid-19 dhe pasojat që ajo lë pas në shumë fusha, ka bërë që edhe ne si shoqëri civile të angazhohemi, të përfshihemi dhe të japim kontributin tonë në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e opinionit publik për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit korona. Projekti ynë ka për qëllim të minimizojë pasojat e pandemisë sidomos në lëmin e arsimit, prandaj në shkollat fillore dhe të mesme kemi ndërmarrë një fushatë për ekspozimin e materialeve me porosi të qarta për respektimin e masave kundër Covid-19”- deklaroi kryetari i Shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani.

Projekti Bëhu” mjek duke i dëgjuar mjekët – “Shëro” pacientë duke mos i infektuar të tjerët, financohet nga Sekretariati gjeneral i Qeverisë së RMV-së dhe i njëjti në ditët në vazhdim pritet që t’i vijojë aktivitetet për shpërndarjen/ekspozimin e materialeve sensibilizuese në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës dhe Komunës së Bërvenicës.


Publikimi i mëparshëm

Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Publikimi i radhës

Për 4 muaj në karantinë / Artisti krijon pikturën më të madhe në botë, sa 4 fusha basketbolli

Publikimi i radhës

Për 4 muaj në karantinë / Artisti krijon pikturën më të madhe në botë, sa 4 fusha basketbolli

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.