• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Viti 2016 / Letra e Prof. Dr. Remzi Nesimit – drejtuar Shoqatës “Tradita” nga Tetova

18/07/2020
| Aktuale, Kulturë, Maqedoni
kopertina

kopertina


Zonja dhe zotërinj të nderuar, më lejoni që në mungesë të prezencës sime mes jush, t’ju drejtohem me shkrim.

Ka vite që unë, për arsye shëndetësore, nuk marr pjesë në manifestime të ndryshme, e madje edhe nëpër ato që ndërlidhen me mua. Ka vite që, po për këtë arsye, nuk merrem me veprimtari shkencore. Me vite unë nuk kryej ndonjë detyrë që do të paraqiste motiv interesi për dikë. Dhe, përkundër kësaj, pikërisht në këtë periudhë, individë dhe institucione të ndryshme vijojnë të vlerësojnë punën time shumëvjeçare. Për këtë, të gjithëve u jam shumë mirënjohës.

Shumë mirënjohës jam edhe sot për çmimin kombëtar ,,Ali Vishko”. Falënderoj nga zemra kryetarin e Shoqatës për Kulturë dhe Art ,,Tradita”, z. Selam Sulejmani, kryetarin e Komisionit për ndarjen e këtij çmimi, të nderuarin, prof. dr. Avzi Mustafa dhe anëtarët e tjerë të Komisionit.

Ky çmim për mua do të mbetet shumë i veçantë për disa arsye.

Është çmim që mban emrin e kolegut dhe mikut tim të vjetër!

Më nderon shoqata nga vendlindja ime, të cilën e kam në zemër!

Çmimi lidhet me ngjarjen e lëvizjes më të rëndësishme historike gjithëkombëtare, Lidhjen e Prizrenit!

I përshëndes të gjithë të pranishmit, ua uroj përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kurse Shoqatës i uroj ,,Tradita” të ngelë traditë e mirë!

Tetovë,  më 10. 06. 2016                                                                                                                  Remzi Nesimi

PROF. DR. REMZI NESIMI LAUREAT I ÇMIMIT KOMBËTAR ”ALI VISHKO”

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova, në shënimin e 138 – vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, (10.06.2016), në kuadër të programit të edicionit të tretë të Manifestimit kulturor “Lidhja na Bashkon”, e ndau Çmimin kombëtar “Ali Vishko”.

Me rastin e shpalljes të laureatit të këtij viti, kryetari i shoqatës Selam Sulejmani deklaroi se pas publikimit të konkursit dhe shqyrtimit të propozimeve të arritura, Komisioni përkatës i përbërë nga: Prof. Dr. Avzi Mustafa, kryetar, Doc. Dr. Salajdin Salihu, anëtar dhe Prof. Xhelal Zejneli anëtar, vendosi që Çmimi kombëtar “Ali Vishko”, për vitin 2016 t’i ndahet Prof. Dr. Remzi Nesimit, me motivacionin për veprimtari jetësore dhe të arritura të veçanta në fushën e shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare .

Kryetari i komisionit Prof. Dr. Avzi Mustafa e lexoi referatin për ndarjen e këtij çmimi, Prof. Dr. Remzi Nesimit. Në pasqyrimin e veprimtarisë së laureatit të vitit 2016, profesor Avzi Mustafa theksoi se bujare është pasqyra krijuese e njeriut-institucion, i cili ka një depozitë historike në albanologjinë, filologjinë, drejtshkrimin, gramatikën dhe në shumë nëndisiplina të tjera gjuhësore.

“Më se gjysmë shekulli, përkatësisht që nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, me përkushtim e vetëmohim prof. Remziu ka punuar e po punon për ngritjen e përgjithshme arsimore e kulturore dhe të vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni e më gjerë, për të lëvruar, kodifikuar dhe përpunuar shqipen standarde. Me një fjalë, me veprimtarinë e shumanshme, profesor Remziu po jep ndihmesë të madhe për të ngritur gjithnjë e më lart piramidën e përbashkët kombëtare. Gjuhëtari ynë ka përfaqësuar arritjet shkencore në fushë të shqipes në Maqedoni, duke marrë pjesë aktive në shumë tubime, seminare, simpoziume e konferenca shkencore të organizuara në vend dhe jashtë tij. Kështu, në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ishte delegat dhe anëtar i komisionit organizues; bashkëkryetar i Konferencës shkencore për shënimin e 20-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, që u mbajt në Tetovë në qershor të vitit 1992; anëtar i Këshillit ndërakademik për gjuhën shqipe (themeluar në 27 tetor 2004 në Tiranë në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës) etj”, tha mes tjerash kryetari i komisionit për ndarjen e çmimit të lartpërmendur.

Në mungesë të Prof. Dr. Remzi Nesimit, Çmimi kombëtar “Ali Vishko” iu dorëzua vajzës së tij, profesoreshës Valbona Toska, e cila njëherazi, para auditorit e lexoi letrën  falënderuese të profesor Remziut, ku mes tjerash shkruante:

“Më lejoni që në mungesë të prezencës sime mes jush, t’ju drejtohem me shkrim. Ka vite që unë, për arsye shëndetësore, nuk marr pjesë në manifestime të ndryshme, e madje edhe nëpër ato që ndërlidhen me mua. Ka vite që, po për këtë arsye, nuk merrem me veprimtari shkencore. Me vite unë nuk kryej ndonjë detyrë që do të paraqiste motiv interesi për dikë.

 Dhe, përkundër kësaj, pikërisht në këtë periudhë, individë dhe institucione të ndryshme vijojnë të vlerësojnë punën time shumëvjeçare. Për këtë, të gjithëve u jam shumë mirënjohës.

Shumë mirënjohës jam edhe sot për Çmimin kombëtar ,,Ali Vishko”. Falenderoj nga zemra kryetarin e Shoqatës për Kulturë dhe Art ,,Tradita”, z. Selam Sulejmani, kryetarin e Komisionit për ndarjen e këtij çmimi, të nderuarin, Prof. Dr. Avzi Mustafa dhe anëtarët e tjerë të Komisionit. Ky çmim për mua do të mbetet shumë i veçantë për disa arsye. Është çmim që mban emrin e kolegut dhe mikut tim të vjetër! Më nderon shoqata nga vendlindja ime, të cilën e kam në zemër! Çmimi lidhet me ngjarjen e lëvizjes më të rëndësishme historike gjithëkombëtare, Lidhjen e Prizrenit!

I përshëndes të gjithë të pranishmit, ua uroj përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kurse Shoqatës i uroj ,,Tradita” të ngelë traditë e mirë”.

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, Çmimin kombëtar “Ali Vishko” e themeloi  në vitin 2014, dhe në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit, të njëjtin ua ndan personaliteteve për merita të veçanta në lëmin e historisë, artit dhe kulturës shqiptare.

Prof. Dr. Remzi Nesimi

 


Publikimi i mëparshëm

Përmasat e krimit shtetëror serb në Kosovë

Publikimi i radhës

Puntorie Muça Ziba: Jeta bëhet lëmsh në idhcë

Publikimi i radhës

Puntorie Muça Ziba: Jeta bëhet lëmsh në idhcë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.