• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Beteja e Kosovës më 1389 në burimet e kohës

27/06/2020
| Aktuale, Kosovë, Kulturë

Më 28 qershor 1389 (sipas kalendarit gregorian, kurse sipas kalendarit Julian më 15 qershor 1389) në Fushë Kosovë, midis Prishtinës dhe lumit Llap, është zhvilluar beteja midis ushtrisë osmane dhe të popujve të Ballkanit, në radhët e të cilit merrnin pjesë gjerësisht edhe shqiptarët, që njihet në histori me emrin Beteja e Fushë Kosovës. Përballja e ushtrive ballkanike dhe asaj osmane është shënuar në kronikat osmane, bizantine, shqiptare, sllave, raguzane, e të tjera. Shënimet historike flasin për pjesëmarrjen e shumë popujve nga të dyja anët, ku zë vend edhe pjesëmarrja e arbërve në këtë betejë. Burimet e kohës kryesisht e përshkruan betejën në aspekte ushtarake, si për pjesëmarrjen e numrit të forcave ushtarake, strategjinë ushtarake të zbatuar, e të tjera. Por në mesin e burimeve historike për Betejën e Kosovës flitet dhe për vendin ku është zhvilluar në kuptim të gjerë gjeografik.

“… Murati pësoi disfatë të madhe në pjesët e Shqipërisë”

Kosova, si kuptim gjeografik, hyri në histori pas Betejës së Parë të Kosovës më 1389. Sipas njërit prej burimeve më të hershme të kohës, Filip Mezierit, kjo betejë ishte zhvilluar në Albani. Mezieri ishte njohës i mirë i botës lindore dhe njëri ndër të parët që e informon perëndimin për Betejën e Kosovës. Ky, duke e përfunduar në Paris në tetor të vitit 1389 veprën “Song du viril Pelerin” (Ëndrra e Pelerinit të moçëm) në fund të librit thekson se “… Murati pësoi disfatë të madhe në pjesët e Shqipërisë” (es parties d’Albanie). Pra Mezieri e thekson qartë se Beteja e Kosovës ishte zhvilluar në Shqipëri duke e parë thjesht territorin e Kosovës si pjesë të konceptit të njësuar Albani.

Dihet se Mezjer asokohe ishte në tokat e Greqisë së sotme përfaqësues diplomatik i Francës, që edhe do të ketë ditur mirë gjeografinë historike të Ballkanit. Kronisti bizantin i shekullit XIV Jeraku logothet i madh i patrikut të Kostandinopojës, autor i një kronike në 734 vargje mbi Perandorinë Osmane, ndalet në mënyrë të posaçme, duke sjellë një informacion akoma edhe më të detajuar: “Kur turqit përshkruan Dakinë e Myzinë e mbërritën në kufijtë e Serbisë… despoti Lazar i Serbisë, bullgarët dhe sundimtarët e Shqipërisë nga Dardania, nga Misja, nga Akrokeraunet, nga Epiri e nga bregdeti i Adriatikut ranë dakord e vendosën të luftonin. Dhe në fakt shumë u përgatitën, por nuk ia dolën dot mbanë. U mblodhën, pra, të gjithë e u hapën luftë turqve, por Llazari e shumë të tjerë e humbën jetën në betejë…”.

Përtej interesit lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në betejën e Fushë Kosovës, ky fragment i kronikës së Jerakut jep një provë të faktit se çfarë krahinash e popullsish përfshiheshin në atë kohë në emërtimin etno-gjeografike të Shqipërisë. Autori i kronikës përmend, midis të tjerash, dy krahinat e veçuara, Dardaninë, domethënë Kosovën dhe Epirin. Fakti që krahas shqiptarëve të Dardanisë (Kosovës), të Misjes (zona Lezhë-Krujë), të viseve të tjera të veriut e të bregdetit Adriatik në Fushë Kosovës rendën edhe shqiptarët e Toskërisë, ata të Akrokerauneve (labëri-Himarë) e deri të zonave të thella të Epirit, provon se në tërësi shqiptarët e ndienin atë betejë si një çështje që u përkiste atyre, ashtu siç u përkiste edhe princërve të tjerë ballkanikë.

Kronisti bizantin Jeraksi nuk është i vetmi kronist mesjetar që e quan Dardaninë, domethënë Kosovën, pjesë të Shqipërisë.

Po ashtu, udhëpërshkruesi Bertrandon de La Brocier, i cili në vitin 1433 i viziton viset e Kosovës së sotme, konstaton se Kosova ishte Albania dhe se popullsia e saj quhen albanë. Fusha e Kosovës në burimet e kohës quhej Campus Merulorum, Campus Tudorum ose në ato gjermane Amselfeld. Në gjuhën shqipe emri Campus Merulae ka kuptim Fusha e Mëllenjave. Ky toponim nuk është i panjohur dhe i vetmuar në Ballkan, ekzistojnë fshatra dhe vise të ndryshme që quhen Kosovë, si në Dalmaci, Bosnje, ashtu edhe në Shqipëri. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

103 vjet nga lindja e Prenk Jakovës, kompozitori i madh që i rezistoi sistemit

Publikimi i radhës

Shënohet 40-vjetori i shpalljes së Nënë Terezës Qytetare Nderi e Shkupit

Publikimi i radhës

Shënohet 40-vjetori i shpalljes së Nënë Terezës Qytetare Nderi e Shkupit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.