• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Shënohet 40-vjetori i shpalljes së Nënë Terezës Qytetare Nderi e Shkupit

27/06/2020
| Kulturë, Maqedoni

Sot, në sheshin e Shkupit, pikërisht në vendin ku dikur ndodhej shtëpia e lindjes e Nënë Terezës, u shënua 40-vjetori i shpalljes së saj qytetare nderi e këtij qyteti. Me këtë rast aty u shpalos edhe pllaka përkujtimore në gjuhën shqipe.

Në këtë aktivitet, para të pranishmëve foli drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), Skënder Hasani, i cili, në mes të tjerash theksoi se tani e tutje gjuha e Nënë Terezës do të shënohet bashkë me gjuhët e tjera në pllakën përkujtimore të saj, me çka do ta plotësojë mozaikun shumetnik dhe shumëgjuhësor.

Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i RMV-së, Arbër Ademi, me ç’rast drejtorit të ITSHKSH-së, Skënder Hasani, ia dorëzoi aktin e regjistrimit të Regjistri Qendror të Departamentit të studimit të jetës dhe veprës së Nënë Terezës në kuadër të institutit në fjalë.

Krahas këtyre, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i cili theksoi se prej sot, pllaka përkujtimore e cila shënon vendin ku lindi Nënë Tereza, është edhe në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë kjo gjuhë do të qëndrojë e barabartë pranë gjuhëve të tjera. Natyrisht ky akt përkon edhe me zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe, punë kjo të cilën tanimë e kryen me sukses AZGJ-ja.

 

 


Publikimi i mëparshëm

Beteja e Kosovës më 1389 në burimet e kohës

Publikimi i radhës

Dy fjalë për botimin e ri të “ONUFRIT” me autor Arben Çejkun

Publikimi i radhës

Dy fjalë për botimin e ri të "ONUFRIT" me autor Arben Çejkun

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!