• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës organizoi trajnim online me temë: “Teknikat e kërkimit të literaturës dhe këshilla praktike”

07/05/2020
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me kompaninë amerikane të librarive, EBSCO, për stafin, studentët e ciklit të dytë dhe të tretë, organizoi trajnim online, me temë: “Teknikat e kërkimit të literaturës dhe këshilla praktike”.

Ky trajnim kishte karakter informativ, ku Urszula Nowicka – menaxhere për marrëdhënie me klientë e EBSCO-s, shpalosi metodat e kërkimit të literaturave të ndryshme dhe mënyrat më efikase për të arritur deri tek ato brenda databazave të EBSCOhost.

Trajnimi u fokusua në metodologjinë e gjetjes së artikujve të recensuar me interes online,  përkatësisht si ta shënojmë një kërkim në EBSCO; si t’i kufizojmë rezultatet dhe të shohim informacionet më të rëndësishme; si t’i shkarkojmë, printojmë dhe ruajmë artikujt në google drive; si të eksportohen të dhëna të gatshme bibliografike në formate të ndryshme; si të krijojmë alarme kërkimi dhe publikimi, etj.

EBSCO është kompani e njohur amerikane, që ka një numër të madh të librarive botërore, në gjuhë të ndryshme, të ndara në disa pjesë nga ekonomia, drejtësia, gazetaria, teknologjia, shkencat ekzakte, analiza të ndryshme, politika, intervista dhe video të ndryshme. Menaxherja, Urszula Nowicka, e prezantoi metodën më efikase të kërkimit, përmes përzgjedhjeve të ndryshme, për të gjetur pikërisht literaturën specifike, duke përfituar në kohë dhe në produktivitet.

Ky prezantim përfundoi me një bashkëbisedim mes prezantueses dhe të pranishmëve, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve rreth trajnimit të sotëm.

Organizimet e këtilla janë të dobishme, pasi i shërbejnë procesit edukativ – arsimor. Shkëmbimi i ideve, ligjëratat e ndryshme, marrja e informacioneve nga kompanitë prestigjioze ndërkombëtare na ndihmojnë që të përparojmë dhe përfitojmë nga përvoja e tyre shumëvjeçare. / Zyra për Informim /


Publikimi i mëparshëm

Adelina Rakaj e mbrojti disertacionin e doktoraturës “Të drejtat e të pandehurit në procedurën penale – rasti i Kosovës”

Publikimi i radhës

Shqipëri! E di ti ç’është të jesh vend social?

Publikimi i radhës

Shqipëri! E di ti ç’është të jesh vend social?

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.