• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 2 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Adelina Rakaj e mbrojti disertacionin e doktoraturës “Të drejtat e të pandehurit në procedurën penale – rasti i Kosovës”

07/05/2020
| Arsim, Maqedoni

Më 6 maj 2020, doktorante Mr. Sc. Adelina Rakaj e mbrojti disertacionin e doktoraturës, me titull: “Të drejtat e të pandehurit në procedurën penale – rasti i Kosovës” dhe e fitoi titullin shkencor Doktor i shkencave juridike në lëmin: Historia e shtetit.

Mbrojtja e disertacionit u realizua përmes platformës online Google Meet, duke u bazuar në neni 3 të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim të lartë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 76, e datës 24.03.2020), ndërsa të gjithë të interesuarve iu mundësua ndjekja, me paraqitje paraprake në adresën elektronike: doktoratura@unite.edu.mk.

Komisioni për mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës, në përbërje: Prof. Dr.  Afrim Osmani – kryetar, Prof. Dr.  Qebir Avziu–anëtar, Prof. Dr.  Arta Bilalli-anëtare, Prof. Dr.  Jusuf Zejneli-anëtar,  Prof. Dr. Ismail Zendeli dhe mentori Prof. Dr. Fatmire Lumani, e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën kërkimore-shkencore të kandidates gjatë studimeve të doktoraturës.

Adelina Rakaj u lind në Prizren, më 4. 10.1987, studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës i ka përfunduar me sukses të lartë, në vitin 2009, ku edhe ka marrë çmimin studente e dalluar nga Universiteti i Prishtinës. Studimet pasuniversitare master i regjistroi në vitin 2009, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në maj të vitit 2012 e mbrojti me sukses tezën e masterit dhe mori gradën shkencore “Master i shkencave juridike-penale”.

Në tetor të vitit 2015, Adelina Rakaj filloi punën si asistente e angazhuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në lëndët juridike – penale, ku vazhdon edhe sot.

Ka qenë asistente edhe në universitete të tjera publike dhe kolegje private në Kosovë dhe ka të publikuar punime shkencore nga fusha penale dhe e procedurës penale, në revista vendore dhe ndërkombëtare.

/ Zyra për Informim /


Publikimi i mëparshëm

Euxhenia Hodo, një shqiptare në krye të të drejtave të grave në SHBA

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi trajnim online me temë: “Teknikat e kërkimit të literaturës dhe këshilla praktike”

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi trajnim online me temë: “Teknikat e kërkimit të literaturës dhe këshilla praktike”









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!