• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Pse 5 Maji (nuk) duhet të shënohet si Dita e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar?

05/05/2020
| Opinione

Abdulla Mehmeti | 5 Maji duhet të përkujtohet nga shqiptarët si Dita e Mallkimit, e luftës vëllavrasëse mes shqiptarëve, për interesa të huaja, jo për interesa kombëtare.

DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT SHQIPTAR MUND TË JETË 7 MARSI*, JO 5 MAJI*, DATA E PËRCAKTUAR SIPAS HISTORISË SË RREJSHME TË ISH-REGJIMIT KOMUNIST.

Ditë e Dëshmorëve të kombit shqiptar duhet të shënohet 7 Marsi, dita e rënies së Adem Jasharit, Kryekomandantit të Luftës për lirinë e Kosovës dhe të trojeve tjera etnike dhe ditë e sakrificës së Familjes martire Jashari – DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT, SIMBOL TË BASHKIMIT KOMBËTAR.

Pse duhet të shënohet si Ditë e dëshmorëve të kombit, dita e likuidimit të Qemal Stafës, viktimë e luftës vëllavrasëse?!

Viktimat e luftës vëllavrasëse nuk mund ta përcaktojnë sakrificën sublime të kombit shqiptar për LIRI, PAVARËSI DHE BASHKIM KOMBËTAR.

Data e rënies së një dëshmori sipas historisë së shpifur të ish-regjimi komunist nuk mund të jetë Dita e dëshmorëve të kombit shqiptar.

Nuk ka sakrificë më sublime se jeta e gjaku i derdhur për lirinë e kombit dhe Atdheut, por, vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinisë komuniste, në nderim të veprës së tij, si Dita a Dëshmorëve të kombit shqiptar është caktuar nga ish-regjimi komunist, për t’i mbuluar krimet e ish-regjimit e veta dhe viktimat e pafajshme të luftës vëllavrasëse mes shqiptarëve.

Një datë e rëndësishme për nderimin e dëshmorëve të rënë për lirinë e kombit dhe të Atdheut nuk mund të caktohet mbi baza ideologjike, për interesat e një regjimi, që kanë përfaqësuar këta dëshmorë ndër vite e dekada në historinë më të re të popullit shqiptar, nga Pavarësia e Shqipërisë dhe Pavarësia e Kosovës, si Dita e Dëshmorëve të kombit shqiptar edhe në krahinat, trojet etnike shqiptare të mbetura edhe aktualisht nën sundime të huaja, si dhe në Mërgatë.

Me asnjë të drejtë, kombi shqiptar nuk duhet ta shënojë datën e rënies së dyshimtë (likuidimin e Qemal Stafës), 5 Majin, si Dita e dëshmorëve të kombit, por të miratojë një datë tjetër, e cila duhet të shënon një betejë përcaktuese për lirinë dhe fatin e kombit shqiptar. Kjo datë, për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në trojet tjera etnike, në mënyrë të denjë do të përcaktohej dhe shënohej në datën e sakrificës sublime të Familjes heroike të Jasharajve dhe dita e rënies së Kryekomandantit të Luftës për Lirimin e Kosovës dhe të trojeve etnike shqiptare, simboli i luftës për liri dhe bashkimit kombëtar, ADEM JASHARI.

LAVDI E PËRJETSHME TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT!

* * *

Si ra dëshmor Qemal Stafa, më 5 maj 1942?

“Ata që nuk e dinë, le ta mësojnë se më 5 maj 1942 Qemal Stafa kur u rrethua brenda në Tiranë nga milicia fashiste e Mustafa Krujës, nuk u dorëzua. Ai nxori revolen dhe hapi zjarr me qëllim që t’i jepte mundësi shokëve dhe shoqeve që ndodheshin në atë banesë të largoheshin nga oborri i prapmë i saj. Shkëmbimi i armëve vazhdoi gati një orë deri sa ai më në fund dha jetën burrërisht dhe trimërisht. Kush ka jetuar në Tiranë atë ditë e mban mend mirë tronditjen që pësoi kryeqyteti kur mori vesh se po zhvillohej një luftë mes milicisë fashiste të Mustafa Krujës dhe atij çunaku.”

– Akademik Kristo Frashëri

* * *

Dita e Dëshmorëve ose 5 Maji

Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”.

Në shumë raste kremtimi i Ditës së Heronjve lidhet me një betejë përcaktuese, ku të rënët që luftuan kundër armiqve të vendit, ka qenë i madh ose përcaktues për fatet e kombit. Në raste të tjera lidhet me një ditëlindje të heroit, burrë ose grua, aktet e guximshme të të cilëve i kanë mundësuar vendit të rritet si komb.

Po kësaj dite i janë kushtuar memorialë monumentale, ku populli, por posaçërisht elita kombëtare, bën në këtë ditë nderet dhe ceremonitë protokollare.

Shqipëria, si dhe disa vende të tjera, kanë caktuar si të tillë ditën e rënies së një heroi. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita a Dëshmorëve.


Publikimi i mëparshëm

13 – 15 maj 2020 / Universiteti i Tetovës do t’i organizojë online “Ditët e Hapura”

Publikimi i radhës

Libri – jo më “ra kjo pandemi dhe u pamë”

Publikimi i radhës

Libri - jo më “ra kjo pandemi dhe u pamë”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.