• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

1897 / Kongresi II Gjuhësor Shqiptar i mbajtur në Sicili nën kryesinë e profesorit Jeronim De Rada

16/04/2020
| Arsim

“La Revue d’Orient et de Hongrie” ka botuar, më 11 prill 1897, në ballinë, procesverbalin e Kongresit të 2-të Gjuhësor Shqiptar, zhvilluar asokohe në Lungro të Sicilisë me 20 dhe 21 shkurt po të atij viti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kongresi Gjuhësor Shqiptar.

“Kemi para nesh procesverbalin e Kongresit të 2-të Gjuhësor Shqiptar, të mbajtur në Lungro (Itali) më 20 dhe 21 shkurtin e kaluar, nën kryesinë e profesorit Jeronim de Rada, poetit të njohur shqiptar.

Morën pjesë njerëz të profesioneve liberale nga Sofia d’Epiro, Mucchia Albanese, Giorgio Albanese, Firmo, Pallagorio, Frascineto; 55 persona nga Lungro, përfaqësues të komunave të S. Dementrio Corone, Firmo, Acquaformosa, të komitetit “Pro Civiltate” në Bolonjë dhe dy shqiptarë nga Bukureshti.

Iu bashkuan kongresit komunat e S. Nicola dell’Alto, Portocannone, Spezzano Albanese, Greci di Puglia dhe disa personazhe nga Castroreggio, Palermo, Piana dei Greci, Caraffa di Catanzaro, San Adriano në San Demetrio, Pallagorio, Catanzaro; shoqëria shqiptare “Dituria” në Bukuresht, komiteti i shqiptarëve në Napoli (Giovanni Castriota Skanderbeg, marchese di Auletta, A. Dramis, avokatët Fr. Mauro dhe G. Placco dhe profesorët Gerardo dhe Gennaro Couforti). Asnjë shqiptar i vetëm nga vetë Shqipëria!

Në fjalën e tij të hapjes, De Rada shpjegoi qëllimin letrar të veprës, duke vënë në dukje se statusi quo politik në Shqipëri ende ofron, në kushtet aktuale, garancinë më të mirë për kombësinë shqiptare.

Kongresi vendosi t’i shkruajë mbretit të Italisë dhe z. Crispi (të cilët dërguan falënderimet e tyre gjatë Kongresit), komitetit të Bolonjës dhe gazetave Tribuna (në Romë), Resto del Carlino (në Bolonjë) dhe Secolo-s (në Milano).

Në seancën e 21 shkurtit, Kongresi miratoi statutin e Shoqërisë kombëtare shqiptare, e cila u formua, me qëllim që të :

1 ° krijojë alfabetin e përbashkët shqiptar,

2 ° të përpilojë një fjalor,

3 ° të botojë një revistë italo-shqiptare,

4 ° të lidhë marrëdhënie me vendin amë.

Shoqëria do të ketë selinë e saj në Lungro (Siçili), do të ketë anëtarë nderi (shqipfolës të të gjitha kombeve), themelues dhe anëtarë të thjeshtë. Anëtarët themelues do të paguajnë 12 franga në vit, ndërsa ata të thjeshtë 6 franga.

Bordi i shoqatës përbëhet nga :

– presidenti : Ans. Lorrecchio, nga Pallagorio;

– zëvendës-presidentët : Luigi Landa, nga Greci di Puglia, dhe Giov. Damis, nga Lungro;

– sekretari : prof. Camillo Vaccaro, nga Lungro.

Një mocion për të kërkuar nga qeveria italiane një subvencion prej 20.000 frangash për kolegjin S. Adriano, në S. Demetrio Corone, u shty për në Kongresin tjetër.

Ky kongres i tretë do të zhvillohet gjithashtu në Lungro.

Kongresi mori shkresa urimesh nga shoqëria “Dituria” në Bukuresht, komiteti shqiptar në Napoli, komunat e Pallagorio-s dhe Piana dei Greci, kolegji S. Adriano, z. Giuseppe Schiro, dy banorë të Giovinazzo-s ( nga Bari) dhe disa të tjerë.” / darsiani.com /


Publikimi i mëparshëm

Jorge Luis Borgesi – Nuk i besoj realizmit letrar

Publikimi i radhës

Pse shqiptarët thonë “piva” dhe jo “tymosa” duhan / Shpjegimi i Konicës për revistën franceze

Publikimi i radhës

Pse shqiptarët thonë "piva" dhe jo "tymosa" duhan / Shpjegimi i Konicës për revistën franceze

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.