• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Jorge Luis Borgesi – Nuk i besoj realizmit letrar

Botë spirituale mbi gërmadhat e traditave letrare

16/04/2020
| Kulturë, Opinione

Xhelal Zejneli | Jorge Luis Borgesi (Horhe Luis Borhes, 1899-1986) është tregimtar, poet dhe eseist argjentinas. Gjyshen nga vija e babait e kishte angleze, ndaj gjuhën angleze e fliste që në fëmijëri. Periudhën e Luftës së Parë Botërore e kaloi në Evropë. Shkollën e mesme e kreu në Gjenevë. Këtu pasionohet pas poezisë simboliste franceze dhe filozofisë gjermane. Pas vdekjes së gjyshes më 1919, familja Borges vendoset në Spanjë. Atje lidhet me autorët e rinj të avangardës – ultraistët. Pas kthimit përfundimtar në Buenos-Aires më 1921, Borgesi përfshihet në qarqet intelektuale argjentinase. Shkruan poezi me frymëzim lirik e mitologjik.
Njëherazi themeloi edhe revista letrare.
Në vitin 1923 botoi vëllimin e parë me poezi “Afshi për Buenos-Airesin” (Fervor de Buenos Aires). Disa përmbledhje esesh që i botoi aso kohe kurrë nuk deshi t’i ribotonte. Gjithnjë më tepër i kushton rëndësi llojit letrar që e bërë të famshëm, rrëfimit fantastiko-filozofik.
Në vitin 1930 takoi 17-vjeçarin Kasares (Adolfo Bioya Casaresa, 1914-1999, tregimtar argjentinas) me të cilin e lidhi miqësia dhe bashkëpunimi i përjetshëm. Bashkërisht shkruanin dhe hartonin antologji. Përdornin pseudonimet: Honorio Bustos Domecq, B. Suarez Lynch, B. Lynch Davis. Kasaresi ishte i martuar me poeten dhe tregimtaren argjentinase Silvina Okampo (Silvina Ocampo, 1909-1994). Që të dy i përkisnin rrethit letrar të Borgesit. Këtij qerthulli i takonin edhe filozofi dhe shkrimtari argjentinas Masedonio Fernandes (Macedonio Fernandez, 1874-1952), tregimtari dhe eseisti argjentinas, me gjak arbëreshi të Italisë Ernesto Sabato (Ernesto Ferrari Sabato, 1911-1990), poeti dhe kritiku spanjoll G. de Tore (Guillermo de Torre Ballesteros, 1900-1971) etj. Më 1928 De Torre u martua me motrën e Borgesit, piktoren Norah Borges (Leonor Fanny “Norah” Borhes, 1901-1998) e cila i takonte Grupit të Floridës. Nofkën “Norah” ia vuri i vëllai Borgesi.
Borgesi dhe Kasaresi, herë me emrat e vërtetë, e herë me pseudonimet Honorio Bustos Domecq dhe B. Suarez Lynch, shkruan proza satirike dhe dy skenarë filmi. Më 1981 këto krijime dolën si libër me pesëqind faqe.
Në vitin 1927 Borgesi u operua nga një katarakt në sy. Syri iu operua disa herë, por pa përmirësimKah mesi i viteve ’50 të shekullit të kaluar u verbua plotësisht që të përkujton Homerin e verbët.
Tregimet e para Borgesi i përmblodhi në përmbledhjen “Historia e përgjithshme e fëlliqësisë” (Historia universal de la infamia, 1935).
Në vitin 1938 i vdes babai. Borgesi u punësua si ndihmës në bibliotekën e qytetit. Që tani i fillojnë problemet me të parit që iu dobësua përnjëherë. Lexon, shkruan dhe përkthen pa u lodhur. Në vitin 1946 emërohet inspektor tregu. Duke qenë kundërshtar i hapur i fashizmit dhe i sistemit totalitar si dhe kritikues i ashpër i populizmit, me ardhjen në pushtet të diktatorit Huan Peron më 1946, Borgesin e largojnë nga puna. I mundësuan të punojë si inspektor tregu, por ai nuk pranoi. Ekzistencën e siguron duke mbajtur ligjërata në Argjentinë dhe në Uruguai për shkrimtarët anglo-saksonë.
Në vitin 1944 boton përmbledhjen me tregime ”Fiksione” (Ficciones) që është një nga veprat themelore të Borgesit. Në vitin 1951 kjo vepër emblematike i botohet në Francë në gjuhën frënge. Autori afirmohet në shkallë kombëtare. Në vitin 1949 boton një tjetër vepër në stilin e rrëfimit fantastiko-filozofik me titull “Alef dhe rrëfime të tjera”. Vepra ia rriti prestigjin, duke ndikuar njëherazi të zgjidhej kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Argjentinës. Duke qenë një shoqatë antiperoniste, regjimi e shpalli të paligjshme. Në vitin 1953 fillon botimi i veprave të përmbledhura të tij në nëntë vëllime. Me rënien e regjimit të Huan Peronit më 1956, Borgesi emërohet profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Buenos-Airesit dhe drejtor i Bibliotekës kombëtare. Për shkak të verbimit progresiv, i ndalohet të lexojë dhe të shkruajë. Që atëherë, për të do të shkruajnë e ëma dhe miqtë.
I kthehet poezisë ngase vargjet mund t’i mësojë përmendësh, e që pastaj t’i diktojë. Udhëton nëpër botë, mban ligjërata në ShBA, në Peru, në Izrael, në Islandë, shpesh jep intervista, kudo i japin shpërblime dhe mirënjohje. Pa lënë gjë pa lexuar dhe i mbërthyer nga kërshëria intelektuale, Borgesi njësoj e kultivonte formën e shkurtër në varg dhe në prozë, si në prozën eseistike ashtu edhe në atë fiksionale, shpeshherë edhe duke i ndërthurur në veprat e veta: “Krijuesi” (El hacedor, 1960), “Ari i tigrave” (El oro de los tigres, 1972).
Përjashtim bëjnë traktet e gjata që i shkroi me bashkëpunëtorët: “Ç’është budizmi?”, me A. Juardon, “Letërsitë e vjetra gjermane” me D. Ingenieros etj.
Në poezi, me tingëllimën (sonetin) dhe me vargun e lirë trajtonte përmbajtje nga më të ndryshmet, duke krijuar herë-herë glosa për shumë dukuri dhe personazhe, duke e përzier abstraksionin intelektual dhe të amësht me figurën, me mitin ose me tregimin.
Tituj kryesorë të krijimeve të tij janë: “Fletorja shkollore” (Cuaderno San Martin, 1929), “Të tjerët, të njëjtë” (El otro, el mismo, 1967), “Trëndafili i thellë” (La rosa profonda, 1975), “Monedhat” La moneda de hierro, 1976). Në të gjallë zgjodhi për botim antologjik mjaft vargje të veta.
Në prozë është mjeshtër i tregimit të shkurtër, në të cilin rrjedha narrative pasqyrohet e ngjeshur në stilin diskursiv të trakteve filozofike, ndërsa thurima fantastike bëhet shenjë mbrojtëse. Borgesi shpesh vë në dyshim qëndrimin e tregimtarit, mistifikon theksimin e fakteve dhe ironizon forcën njohëse. Kjo vlen sidomos për “Fiksionet” (Ficciones). Gjithandej në qarqe letrare lindën breza krijuesish të quajtur borgesistë.
Tituj të përmbledhjeve të tjera, përpos “Alefit” janë: “Raporti i Brodit” (El informe de Brodie, 1970), “Libri i rërës” (El libro de arena, 1975).
Në vitin 1973 Huan Peroni u rizgjodh president i Argjentinës, Borgesi u detyrua të largohej nga vendi. Udhëtoi nëpër botë i shoqëruar nga shkrimtarja e re Maria Kodama (1937-1986), ish studente dhe sekretare e tij, nga nëna gjermane dhe babai japonez, me të cilën edhe u martua. U vendosën në Gjenevë, ku dhe vdiq më 14 qershor 1986.
Esetë i janë përfshirë në përmbledhjet: “Debat” (Discusion, 1932), “Historia e amshimit” (Historia de la eternidad, 1936), “Kërkime të tjera” (Otras inquisiciones, 1952), “Nëntë trakte për Danten” (Nueve ensayos dantescos, 1982).
Borgesi është shkrimtar i cili i ka “përfytyruar” paraardhësit e vet, autor i cili teologjinë dhe filozofinë i konsideronte gjini të letërsisë fantastike, mjeshtër i paradokseve të sajuara dhe i tautologjive të qëllimshme, krijues i botëve spirituale që i ndërton mbi gërmadhat e traditave letrare apo të veprave të veçanta, eseist brilant dhe egzeget shpirtëror. Toposin e botës sikur librat dhe librat sikur botën, ai i shndërroi në konstantë të krijimtarisë së vet.

 


Publikimi i mëparshëm

Dr. Sc. Besnik Rexhepi: Në kohë pandemie natyra ka filluar të marrë frymë lirshëm

Publikimi i radhës

1897 / Kongresi II Gjuhësor Shqiptar i mbajtur në Sicili nën kryesinë e profesorit Jeronim De Rada

Publikimi i radhës

1897 / Kongresi II Gjuhësor Shqiptar i mbajtur në Sicili nën kryesinë e profesorit Jeronim De Rada

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!