• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Covid 19 / Blendi Fevziu: Emisionin do ta bëj me çdo kusht . . .

07/04/2020
| Spektër

I ftuar në programin “Rudina” në TV Klan pasditen e së hënës ishte gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Si rezultat i situatës së shkaktuar nga pandemia, Fevziu shprehet se është mjaft i angazhaur me punë gjatë ditës dhe një kohë shumë të madhe i marrin edhe leximi dhe kthimi i përgjigjes për mesazhet që qytetarët i dërgojnë.

Rudina Magjistari: Si po ja bën pa udhëtimet e tua?

Blendi Fevziu: S’po e ndjej për momentin se jam shumë i angazhuar gjatë ditës, nuk më ka ndodhur në 23 vjet që unë bëj emision, absolutisht kjo është situata më e vështirë. Më duhet të punoj jashtëzakonisht shumë si kohë. Po punoj me gjysmë stafi, për arsye se pjesa tjetër e stafit për t’u mbrojtur po qëndron në shtëpi. Ka pjestarë të stafit që psikologjikisht janë të rënduar nga frika që kanë. Po qëndroj me stafin që është më i relaksuar, që ka më pak frikë dhe më i domosdoshëm. Por detyrimi për të punuar është më i fortë gjatë ditës. Ndërkohë që më marrin jashtëzakonisht shumë kohë mesazhet, mesatarisht shkojnë nga 5000 sipas ditëve, më pak të shtunën dhe të dielën, deri në 8000 mesazhe që vijnë të mërkurën, të enjten. I lexoj mesazhet, ju përgjigjem diku 600 prej tyre sepse nuk arrij më shumë, aq sa mundem, Pjesës tjetër mundohem t’i jap përgjigje në televizor, aq sa hap në 7000-8000 mesazhe hap maskimumi 1000. Praktikisht kjo më merr 3-4 orë. 

I ftuar në emisionin “Rudina”, Fevziu shprehet se do ta bëjë emisionin me çdo kusht.

Blendi Fevziu: Unë e kisha idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte, që në momentin e parë që ndodhi në Kinë. Unë kam bërë emisionin e parë ndër gjithë mediat shqiptare, emisionin dedikuar asaj që po ndodhte në Wuhan. Madje në atë moment pati shumë njerëz që më thanë ç’e humbe audiencën me Wuhan, kush çan kokën çfarë ndodh në Kinë. Në fakt unë e kam gjithmonë bindjen dhe e kam pasur që sot jetojmë në një botë globale, në një botë të integruar. Dhe të jetosh në një botë të integruar do të thotë që gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty. Unë që në fillim e ndoqa, pata dhe një kurizitet më të madh për të parë  se çfarë po ndodhte, edhe në ambientet miqësore e përmendja shpesh dhe nuk isha fare i papërgatitur. Natyrisht ritmi i kësaj që po ndodh ishte jashtë çdo lloj logjike normale, ishte jashtë asaj që unë mund të mendoja, por që do të vinte dhe që situata do të agravonte ishte e kuptueshme

Rudina Magjistari: Të ka trembur ndopak ?

Blendi Fevziu: Jo fare! S’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë trembja në vetvete kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qesh i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë. Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim. Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të Spitalit Amerikan, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi.

Tvklan.al

 


Publikimi i mëparshëm

7 Prilli është Dita Botërore e Shëndetit

Publikimi i radhës

“Të gjithë së bashku do ia dalim”/ Parodistët e Vlorës bashkohen në një mesazh për koronën

Publikimi i radhës

“Të gjithë së bashku do ia dalim”/ Parodistët e Vlorës bashkohen në një mesazh për koronën

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.