• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Flutura Açka: Dashuria bërtitet

Për gratë, për bijtë, për gjeneratat pa plagën e moskuptimit dhe kujtesës vetëm në mars.

05/03/2020
| Kulturë

Këto ditë kanë qenë të shumta gazetaret që më kanë kërkuar të them diçka për gruan shqiptare, për gratë që vriten çdo ditë, por edhe për ato që kanë nevojë të festojnë ndryshe, qoftë edhe një ditë të vitit. Unë nuk jam shkrimtare e natyrës feministe, por besoj se vepra ime ka qasjen për ka çlirimi. Nuk jam në këtë trend për një arsye të thjeshtë, sepse jam e bindur që treni i feminizmit, ai “virusi” i çlirimit mental e seksual, na ka kaluar. Atëbotë kur bota po tronditej, ne ishim me kominoshe kantiereve, në koret e koncerteve të kongreseve, në arat e mistrit me kubik, në burgje, ose duke firmosur privimin e lirisë së të tjerëve. Ne ishim si të gjithë të tjerët në këtë vend, në burgun e madh nga nuk e shihnim atë trenin “dritaret e të cilit qeshnin të gjitha”, siç thotë Nabokovi për trenat që ecin nëpër dritë. Ne ishim në errësirë. Por kishte mes tyre edhe gra që e mbajtën thelbin e tyre, dhe tonën, kështu që kur të vinte liria, të mos rrëzoheshim. Kishte nga ato që vdiqën burgjeve, kampeve e shtrëngesave dhe do ta na frymëzojnë përjetë, kishte nga ato që sfidonin kostumet klishe të tekstileve tona me fundet e tyre me kinda që elektrizonin ajrin në xhiron e madhe, kishte nga ato që dilnin në skena dhe jepnin modelin e së bukurës dhe feminiles, por ishte brenda mureve të vet secila prej tyre që jepte dashuri pafund fëmijës, qoftë duke bërë detyrat, duke i mësuar si të dojë, si ta shprehë dashurinë. Dashuria duhet shprehur dhe këtë e ka në dorë të ta mësojë Nëna, asisoj që të ndiesh përherë nevojën që ta japësh atë energji të bukur që ke mrrë prej saj. Sepse djemtë që mësohen që së vogli ta shprehin dashurinë, janë gjithnjë dhe do të jenë gjithnjë larg shndërrimit në vrasës. Kështu, atë, Dashurinë, siç ia shprehin nënës, do t’ia dhurojnë edhe motrës, do t’ia shpallin edhe mikeshën, do t’ia mirosin edhe të dashurës, do t’ia blatojnë gruas dhe kujtdo femre që do të ndeshin. Vetëm kështu, miket e mia, duke dhënë dashuri dhe duke patur durimin që t’i dëgjojmë deri në fund djemtë tanë, duke u ulur e bërë detyra me ta, duke shkruar në kinema e teatro me ta, duke lezuar libra bashkë me ta, duke ecur maleve, shtigjeve, duka ua dhuruar botën me ngjyrat e bukura të dashurisë, do të mund të krijojmë një gjeneratë që e sheh gruan si qenie të barabartë me veten dhe si qenien së cilës i duhet dhënë reciprokisht edhe dashuri. Mësoje që ta bërtasë dashurinë. Unë dëshmoj se e kam bërë këtë dhe besoj se vetëm kështu besoj se do t’ia dalim…

Publikimi i mëparshëm

Albin Kurti: I lindur më 28 nëntor dhe i rënë më 7 mars, Adem Jashari ishte i destinuar të bënte histori

Publikimi i radhës

Visar Ganiu: Arsimtarët – kampionët e emancipimit të shoqërisë

Publikimi i radhës

Visar Ganiu: Arsimtarët - kampionët e emancipimit të shoqërisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.