Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ka zhvilluar një takim me veteranët e arsimit dhe mësimdhënësit e dalluar të shkollave që kanë treguar rezultate të suksesshme gjatë vitit në procesin edukativo -arsimor. Në këtë aktivitet ai po ashtu i ka falënderuar drejtorët e shkollave të cilët me vite punojnë dhe kontribuojnë në menaxhimin e suksesshëm të shkollave.
Postimi i plotë i kryetarit, z. Visar Ganiu:
Të dashur mësues – Ju jeni kampionët e një misioni të madh dhe fisnik, që nënkupton emancipimin e shoqërisë!
Tashmë tradicionalisht, Komuna e Çairit dhe unë si Kryetar, për festën e 7 Marsit- Ditës së mësuesit, organizojmë eventin për të nderuar dhe respektuar veteranët e arsimit, si dhe mësimdhënësit e dalluar të shkollave që kanë treguar rezultate të suksesshme gjatë vitit në procesin edukativo -arsimor.
Njëherit, këtë vit nderova dhe falënderova edhe drejtorët e shkollave të pensionuar të cilët me vite punuan dhe kontribuuan në menaxhimin e suksesshëm të shkollave, si dhe drejtoreshën e Kopshtit Fidani, e cila përfundoi mandatin e saj me sukses.
Gjithashtu, të gjithë të pranishmëve në sallë dhe të gjithë mësimdhënësve, në mes tjerash Ju urova festën, 7 Marsin-ditën e mësuesit, duke ju uruar plot shëndet, shumë suksese dhe rezultate pa fund.
Urova gjithashtu që në të ardhmen, përkushtimi jonë i përbashkët të vijojë tutje, në ngritjen e cilësisë së arsimit edhe më tepër.
https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/photos/pcb.2471633903165263/2471631303165523/?type=3&theater