• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Robert Prifti – shkrimtari që shkroi në diktaturë me gjuhën e Dantes

I biri, Edgar Prifti, njëshi i basketbollit të “Partizanit” në vitet ’80, në një intervistë ekskluzive për Report TV rrëfen: Si shkroi Robert Prifti për diktaturën dhe pasojat, vepra origjinale në italisht.

03/03/2020
| Kulturë

Ai është një autor i letërsisë shqipe, i më të lirës krijimtari të shkruar ndonjëherë në periudhën e diktaturës komuniste. Lindi në Korçë më 15 dhjetor të vitit 1925 dhe u largua nga jeta më 22 tetor të vitit 1993 në Tiranë, ende pa e parë të botuar veprën e tij.

E nisi krijimtarinë nga fillimet e viteve ’50, në Shqipërinë e diktaturës, aty në zgrip të ndonjë pushkatimi apo varjeje në litar, sikur ngjau me Vilson Blloshmin, Trifon Xhagjikën apo Havzi Nelën. Zotërues i mbi pesë gjuhëve, por edhe i një kulture të gjerë e diturive të rralla, Robert Prifti shkruante në vende të fshehta transkripte me lupë, në gjuhën italiane nën dy pseudonime “Robert Elin” e “Trevor Elin”.

Prej manuskripteve të ngjizura imët, letërsia e Robert Priftit, do të bëhej e njohur pasi të mërgonte në mënyrë klandestine, për t’u botuar së pari në gjuhët që ishte shkruar, shumica në italisht. Vite më pas, një pjesë e veprave nisën të përktheheshin nga i biri Edgar Prifti në gjuhën shqipe. Në Itali janë bërë objekt studimi, por në Tiranë të paktë janë ata që e kanë drejtuar vëmendjen nga letërsia e Robert Priftit…

Por ora e kujtesës troket sërish….Djali i Robertit, Edgar Prifti, ish basketbollisti i Partizanit në vitet ’80, lojtari inteligjent i skuadrës që vlerësohej dhe kërkohej edhe nga trajnerët e huaj, fanella numër 4, që sot mban titullin “Mjeshtër i Madh” -rrëfen në një intervistë ekskluzivisht për Report Tv, odisenë e një krijuesi të rrallë të letërsisë shqipe. Edgari zgjedh të flas përtej të qenit biri i Robert Priftit, ku na jep mundësinë të njihemi me një degëzim të ri të historishkrimit të letërsisë shqipe; kolanën e rrallë me 8 vepra, që shënohet me romanet, “Shenjtori i dhunës”, “Dielli i të vdekurve”, “Syri i Polifemit”, etj, me veprat filozofike, me poezitë, por edhe me të tjera dorëshkrime në pritje të botimeve të reja.

Në intervistën me Edgar Priftin, ne kemi hedhur vetëm hapin e parë të njohjes së një letërsie të shkruar underground, në kushtet e mungesës totale të lirisë së fjalës; ku ai na tregon sesi u shkrua për diktaturën, të parë në lupën e të atit të tij, Robert Priftit.

/ Shqiptarja.com / Tradita. org /


Publikimi i mëparshëm

Xhevahir Spahiu – shenja e një breznie

Publikimi i radhës

Ndahet nga jeta profesor Agim Ramadani / Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: E çmojmë lartë punën e tij në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë

Publikimi i radhës

Ndahet nga jeta profesor Agim Ramadani / Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: E çmojmë lartë punën e tij në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.