• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Shtyllat e shtetit tonë janë varret e të rënëve për liri

27/02/2020
| Opinione

Jahja Lluka | Viti 1999 për shqiptarët ishte pranë apokalipsit. Ajo pranverë në vend të aromës së luleve solli aromën e gjakut, ndërsa vendin e shiut e zunë lotët e nënave.

Në 20-vjetorin e masakrave dhe eksodit të shqiptarëve, dhimbja është ende mes nesh; klithmat dhe thirrjet e të masakruarve ende bëjnë jehonë…

Për një shekull rresht, krimet dhe shpërnguljet ndaj popullit shqiptar nuk u ndalë. Ato ishin të projektuara deri në detalin e fundit.

Ilia Garashanini është ideatori themeltar i nacionalizmit antishqiptar serb. Garashanini u bë ministër i princit të ri serb, Aleksandër Karagjorgjeviq, që i krijoi hapësirë për zhvillimin e projektit politik për Serbinë e Madhe.

Garashanini me “Naçertanien” synonte shpartallimin e Perandorisë Osmane dhe të Austro-Hungarisë të cilën e konsideronte armike edhe më të rrezikshme. Ai shkoi më larg me hartën territoriale në të cilën duhej të shtrihej Serbia. Interes parësor i tij ishin tokat nën sundimin osman, që kishin sadopak popullsi serbe. Për të Shqipëria ishte shumë e rëndësishme, sepse kishte dalje në det.

Në atë kohë Serbia e kishte pas vetës “nënën” Rusi dhe kjo ndikonte në politikat e saj. Por, Garashanini nuk dëshironte që të gjithat të jenë në duar të Rusisë, ndaj nxiste bashkëpunimin me shtete tjera që kishin peshë, si Franca.

“Naçertanie” u bë platformë politike e nacionalizmit serb. Me ardhjen në pushtet të Partisë Radikale Serbe, të drejtuar nga Nikolla Pashiqi, “Naçertania” ishte program politik për Monarkinë Serbe.

Më poshtë janë programet serbe për shpërnguljen dhe zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre:

1844: Ilia Garashanini përpilon “Naçertaninë”;

1881: Programi për depërtimit në det;

1920: Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937: Elaborati i Çubriloviqit për zhdukjen e shqiptarëve me dhunë dhe terror;

1939: Programi i Ivo Andriqit për shpërnguljen e shqiptarëve dhe zhbërjen e Shqipërisë;

1941: Programi i Moleviqit;

1942: Programi i Drazha Mihajloviqit;

1944: Elaborati II i Çubriloviçit;

1950: Programi jugosllav për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986: Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe.

Por, për të gjitha këto krime, nga Serbia nuk ka kërkimfalje, e as për krimet e luftës së fundit: masakrën e Prekazit, masakrën e Reçakut, masakrën e Izbicës, masakrën e Rezallës, masakrën e Dubravës, masakrën e Krushës së Madhe, masakën e Rugovës së Hasit, masakrën e Studimes… ku nuk kursyen as foshnjat, as pleqtë e as gratë shtatzëna.

Ende të zhdukur janë 1647 persona dhe shteti serb as për ta nuk jep përgjegjësi.

Shtyllat e shtetit tonë janë në varret e të rënëve për liri; është kontributi i gjithë atyre gjeneratave të cilat nuk kursyen asgjë për pavarësinë e këtij shteti; janë lotët e nënave të cilat mbetën të vetme…

Kemi luftuar me shekuj sepse nuk donim të jetojmë në robëri si skllevër. Tash është koha që t’i realizojmë ëndrrat për Kosovën… | Epokaere.com | Tradita.org |


Publikimi i mëparshëm

Si mund ta menaxhojnë studentët stresin?

Publikimi i radhës

Koronavirusi | Medieve u kërkohet të raportojnë me profesionalizëm dhe etikë

Publikimi i radhës

Koronavirusi | Medieve u kërkohet të raportojnë me profesionalizëm dhe etikë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.