• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët duhet të jenë në gjendje të komunikojnë jo vetëm me tekst ose me fjalim, por në formate multimediale

Përgatitja e studentëve për profesionet e reja, nuk është një detyrë e lehtë për universitetet. Cilat janë aftësitë e nevojshme që ata duhet të zhvillojnë për të mbijetuar dhe patur sukses në një botë që zhvillohet kaq shpejt?

15/02/2020
| Arsim

Bota ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë njëzet viteve të fundit. Teknologjia ka revolucionuar mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit, dhe ndryshimi vijon të ndodhë me ritme të shpejta. Studentët e këtij shekulli nuk ngjasojnë me asnjë student tjetër në të gjithë historinë e arsimit të lartë. Ata janë individë kompleksë, energjikë dhe përdorues shumë të teknologjisë ndaj edhe kanë nevojë që të jenë vazhdimisht të sfiduar dhe të frymëzuar për të mësuar.

Tërësia e zhvillimeve dhe transformimeve të shoqërisë kërkon nga universitet që të diplomojnë studentë të përgatitur për t’ju përgjigjur sfidave të së ardhmes në një mënyrë efektive. Përgjatë pesë viteve të fundit janë krijuar disa profesione të reja dhe e ardhmja rezervon edhe më tepër, si rrjedhojë e të gjitha këtyre ndryshimeve. Universitetet ndoshta nuk mund të parashikojnë se cilat do të jenë ekzaktësisht këto profesione, por mund t’i aftësojnë studentët në mënyrë që të ecin përkrah zhvillimeve.

Aftësitë që kërkon shekulli i 21-të

Procesi i mësimdhënies në dekadat e fundit ka ndryshuar shumë. Studentët inkurajohen që të jenë në kërkim të vazhdueshëm të dijes, nëpërmjet hulumtimeve personale. Në vend të një pune individuale “të izoluar” për të gjetur përgjigjet e pyetjeve brenda faqeve të një libri, tanimë studentët nxiten që të punojnë në bashkëpunim me studentët e tjerë jo vetëm brenda klasës por në mbarë botën, kjo edhe falë avancimit të teknologjisë. Këto zhvillime të shpejta si dhe profesione të reja potenciale kërkojnë zhvillimin e një sërë aftësish. Ky moment i ri në të cilin ndodhemi kërkon nga individët që të zhvillojnë një sërë aftësisë të tilla si mendimi kritik, mendimi kreativ, komunikimi, bashkëpunimi, fleksibiliteti, aftësi në kuptimin e informacionit, të përdorimit të mediave dhe teknologjisë, iniciativa, lidershipi, produktiviteti si dhe aftësitë sociale.

Këto aftësi, kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishme për formimin e studentëve por në ekonominë tonë, të bazuar në informacion, zhvillimi i mëtejshëm i tyre merr një rëndësi të veçantë. Ndryshimet e shpejta kërkojnë që studentët të jenë fleksibël, të marrin iniciativën dhe të udhëheqin kur është e nevojshme, si dhe të krijojnë ide dhe produkte të reja e të dobishme.

Aftësia për të zgjidhur probleme është një ndër më të rëndësishmet që punëdhënsit kërkojnë nga të diplomuarit ndaj studentët duhet të zhvillojnë aftësinë për të zgjidhur problemet komplese në kohë reale. Në të ardhmen, problemet komplekse të cilat ndoshta tani as nuk mund t’i konceptojmë do të jenë kudo, ndaj sa më shumë që përqendrohen universitetet në aftësimin e studentëve për të gjetur zgjidhje efektive për problemet e botës reale, aq më të suksesshëm do të bëhen ata. Komunikimi është gjithashtu ndër aftësitë kryesore që duhet zhvilluar më tej.

Studentët duhet të jenë në gjendje të komunikojnë jo vetëm me tekst ose me fjalim, por në formate multimediale të shumta. Ata duhet të jenë në gjendje të komunikojnë vizualisht përmes videos dhe imazheve në mënyrë po aq efektive sa nëpërmjet tekstit dhe fjalës. Gjithashtu një cilësi e rëndësishme është kreativiteti. Studentët ‘dixhitalë’ janë janë vazhdimisht të ngacmuar dhe në proces zhvillimi falë përdorimit të teknologjisë. Ata janë prodhues natyralë dhe konsumatorë, të informacionit. Zgjidhja e problemeve është një aftësi që u vjen natyrshëm dhe kjo mund të avancohet më tej me anë të angazhimit të duhur në procesin e mësimdhënies. Kjo vjen falë realizimit të projekteve të dobishme dhe detyrave kuptimplota, që i sfidojnë ata mjaftueshëm për t’i tejkaluar vështirësitë në mënyra kreative.

Studentët po ashtu kanë nevojë të zhvillojnë të menduarit në mënyrë analitike, e cila përfshin aftësitë krahasuese, kontrastuese, vlerësuese, sintetizuese dhe të vepruarit në punë pa udhëzim ose mbikëqyrje. Ata gjithashtu duhet të kenë aftësinë për të bashkëpunuar në mënyrë të përsosur në hapësirat fizike dhe virtuale, me partnerë realë dhe virtualë në nivel global. Nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të gjithë këtyre aftësive, studentët do të mund të përballen me sukses me sfidat e shumta të shekullit të 21-të.

Gazeta Liberale


Publikimi i mëparshëm

Kjo është pija që e bën botën më të lumtur

Publikimi i radhës

Kiço Londo: Teatri – vendi ku adoleshentët duhet t’i fikin celularët

Publikimi i radhës

Kiço Londo: Teatri - vendi ku adoleshentët duhet t'i fikin celularët

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.