• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Meliza Krasniqi promovon librin e ri, një studim serioz mbi jetën e Musine Kokalarit

Nën tingujt e këngës së Nexhmije Pagarushës e cila na la këto ditë, diçka e re po jetësohej për një tjetër emër të fuqishëm të gruas shqiptare. Krijimtaria letrare dhe joletrare e Musine Kokalarit erdhi sot më e përmbledhur se asnjëherë, në një libër krejt të veçantë të autores Meliza Krasniqi.

10/02/2020
| Kulturë

Për të dëgjuar nga afër se çfarë shpalos ky libër, numri i të interesuarve ishte i madh. Profesorë, njerëz të artit e institucioneve kishin zënë vend në një nga sallat e Institutit Albanologjik aty ku edhe pritej të mbahej promovimi.

“Vepra e Musinesë” ka ardhur si rezultat i punës kërkimore, studimore e shkencore të autores dhe sot kjo vepër u vlerësua si një kontribut i çmuar në studimet e sotme shqiptare.

Për të folur për librin, të pranishëm ishin dy recensuesit e librit: Sali Bashota dhe Gëzim Aliu.

Bashota, studimin monografik të Meliza Krasniqit e vlerësoi në radhë të parë, për veçantitë e kërkimit, për përdorimin efikas të metodave të studimit, për karakterizimet estetike, por edhe për cilësinë e mendimeve dhe të pikëpamjeve teorike.

“Është me interes trajtimi i fenomenit të minimalizmit, i cili nuk është trajtuar sa duhet në studimet shqiptare, prandaj autorja ka bërë një përpjekje të suksesshme dhe serioze në trajtimin e mozaikut minimalist në prozën e Kokalarit, veçanërisht në veprën “Siç më thotë nënua plakë”, u shpreh Bashota, teksa potencoi faktin se pikëpamjet kritike dhe letrare të Melizës përcaktojnë një relacion krijues të autores së studimit me autoren e veprave.

“Fryti i një relacioni dhe kërkimi të tillë, është vetë kërkesa për studim monografik, në të cilin trajtohet vepra e Musinesë: proza, poezia, autobiografia, studimi i saj për Naim Frashërin, pastaj ditari, letrat dhe kujtimet.”

Gëzim Aliu, veprën e cilëson si përpjekjen e parë serioze për të trajtuar në tërësi veprën letrare dhe joletrare të shkrimtares së parë shqiptare.

“Meliza Krasniqi i është qasur veprës së Musinesë përmes gërshetimit të metodave shkencore, nga analiza tekstuale e deri te metoda sociologjike. Studiuesja e ka të qartë se pa e ndërtuar kontekstin e veprës së M. Kokalarit nuk është i lehtë depërtimi në brendi të tekstit, prandaj edhe monografia, përveç një kapitulli të pavarur që gjendet në fillim dhe që ndërton Musinenë në pesë pamje, ka edhe pesë kapituj që lidhen me kontekstin, duke nisur nga Jeta e saj universitare e deri te mendimet e kritikëve për Veprën e saj”, është shprehur Aliu, duke vazhduar tutje të flas për kapitullin e dytë të librit, “Siç më thotë nënua plakë”, ku Meliza merret me dhjetë prozat që e përbëjnë këtë vepër.

“Studiuesja mendon se Kokalari shfaqet si dukuri në kultivimin e prozës, duke sjell risi tematike, teknike e stilistike në letërsinë shqipe, madje ajo guxon të bëjë edhe eksperimentime letrare. Krasniqi shprehet se Kokalari, përmes rrëfimit e ndërton identitetin , psikologjinë, fatin dhe fatkeqësinë e grave shqiptare të asaj kohe”.

Krejt në fund, Aliu potencoi se gjuha përmes së cilës Krasniqi shpreh mendimet është e qartë, e ndërtuar me fjali të shkurtra e koncize, pa ngarkesa teorizuese e terminologjike të tepërta, kështu që, sipas tij,  këtë monografi mund ta lexojë edhe një lexues joprofesional.

Krejt në fund, fjalën e mori autorja e librit, Meliza Krasniqi për tu shprehur në një rrafsh personal.

Jo rastësisht, ishte vendosur që libri të promovohet në këtë datë. 10 shkurti shënon 103 vjetorin e lindjes së Musinesë dhe përvjetorin e babit të Melizës. Kjo datë e rëndësishme për autoren, nuk mund të kalonte thjeshtë. Ajo ka vendosur ta plotësojë në këtë mënyrë, por lotët e tradhtuan qysh në fillim.

“E kush kish mendu që Musine kish me festu ditëlindjen kështu sot në Prishtinë, apo që unë do ta përkujtoja babin tim kështu sot. Të dy këta i kam udhërrëfyes e model, njëra pse ishte një grua e guximshme dhe e fortë, intelektuale e shkrimtare, ndërsa tjetri, heroi im me karakter të fuqishëm e zemërgjerë”, këto fjalë nuk e emocionuan vetëm Melizën por edhe publikun.

Pasi mblodhi veten pak, autorja tutje tregoi se për Musinenë për herë të parë kishte dëgjuar gjatë studimeve Bachelor, ku në mesin e gjithë shkrimtarëve të atyre viteve, përmendet kalimthi edhe emri i Musinesë si një fenomen letrar në gjininë e prozës. Një zë i veçantë, jeta e secilës përfundoi tragjikisht.

“Historia e letërsisë sonë, përgjithësisht është histori e letërsisë së burrave, aty nuk përmendet as edhe një grua shkrimtare e vetme. Gjatë interesimit tim, pash që për Musine Kokalarin ishte botuar një numër i veçantë në revistën “Jeta e Re” në vitin 1998, ndër të tjera, kishte shkruar Lasgush Poradeci e Ibrahim Rugova. Për mua kaq mjaftonte. Kështu vendosa të shkruaj monografinë për Musinenë, sepse për të ishin shkruar shkrime e kapituj por jo më shumë”, tregoi kështu autorja arsyen dhe dëshirën për të shkruar për këtë figurë të rëndësishme shqiptare. Pas përshëndetje e përgëzimeve, të pranishmit morën veprën në duar për të vazhduar tutje me një koktej rasti.

Jeta Zymberi / KultPlus.com

 


Publikimi i mëparshëm

Sot përkujtohet Musine Kokalari – shkrimtarja e parë shqiptare

Publikimi i radhës

Gjimnazi “7 Marsi” nga Tetova binjakëzohet me gjimnazin “6 Prilli” nga Bursa e Republikës së Turqisë

Publikimi i radhës

Gjimnazi “7 Marsi” nga Tetova binjakëzohet me gjimnazin “6 Prilli” nga Bursa e Republikës së Turqisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.