• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Botohet Fjalori i Terminologjisë së Trashëgimisë Kulturore

Ideja për hartimin e një fjalori të terminologjisë ka lindur si shkak nga vështirësitë e përdorimit të termave të përshtatshme në fushën e trashëgimisë kulturore, më saktësisht për të evituar dykuptimësitë e termave profesionale në kontekstin ligjor të Republikës së Kosovës dhe duke i përafruar ato me terminologjinë profesionale të përdorura ne Konventa dhe Karta ndërkombëtare.

10/02/2020
| Aktuale

Ismet Hajrullahu | Fjalori i terminologjisë i fushës së trashëgimisë kulturore është hartuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i Diversitetit Kulturorë në Kosovë”.

Me angazhimin e një grupi profesionistësh të disiplinave të ndryshme të trashëgimisë kulturore, përfaqësues të Institucioneve  të fushave  përkatëse dhe me mbështetjen e ekspertit ndërkombëtar z. Adrian Olivier, Kryetar i Shoqatës së arkeologëve të Britanisë së Madhe dhe njëkohësisht autor edhe i Konventës Evropiane për Peizazhin, pas një pune të gjatë është përfunduar hartimi i këtij Fjalori të terminologjisë.

Ky fjalor i dedikohet kryesisht profesionistëve të fushave kulturore në kuptimin më të drejtë të terminologjisë profesionale në kontekstin vendor si dhe krahasimi me terminologjinë e përdorur në mekanizma ndërkombëtar.

Ideja për hartimin e në fjalori terminologjisë ka lindur si shkak nga vështirësitë e përdorimit të termave të përshtatshme në fushën e trashëgimisë kulturore, më saktësisht për të evituar dykuptimësitë e termave profesionale në kontekstin ligjor të Republikës së Kosovës dhe duke i krahasuar ato me terminologjinë profesionale të përdorura në Konventa dhe Karta ndërkombëtare.

Fjalori i Terminologjisë së Trashëgimisë Kulturore është një fjalor me terma specifikë në lidhje me trashëgiminë kulturore për të ndihmuar aktorët e ndryshëm (duke përfshirë profesionistët në fushën e mbrojtjes dhe rehabilitimit të trashëgimisë kulturore) për të njohur dhe për të kuptuar diversitetin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe për të ndihmuar në procesin e hartimit të politikave, planë- programeve, dhe projekteve për mbrojtjën dhe promovimin e saj.

Fjalori i trashëgimisë kulturore përcakton përkufizimet dhe shpjegimet e terminologjisë të përdorura në legjislacionin e Kosovës dhe rregulloret dhe udhëzimet përkatëse që lidhen me trashëgiminë, që përfshijnë:

-Ligjin për trashëgimi kulturore,

– Ligjin për planifikim hapësinor,

-Ligjin për zonat e veçanta, si dhe rregullore dhe udhëzues që mbulojnë fushën e trashëgimisë kulturore.

Të dhënat themelore për analizën krahasuese të terminologjisë të trashhëgimisë  kulturore, përkufizimeve dhe shpjegimeve në fjalor do të jenë dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me trashëgiminë (konventat, rekomandimet, udhëzuesit etj).

Ky fjalor i trashëgimisë kulturore është edhe në përputhje me burimet e terminologjisë ndërkombëtare e që mund të përditësohen periodikisht. Njëkohësisht fjalori terminologjisë ofron mbështetjen e mirëkuptimit në rritje të të gjitha vlerave të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe lehtëson zbatimin efektiv të politikave të trashëgimisë kulturore dhe siguron angazhim më të mirë në këtë proces të profesionistëve.

Fjalori terminologjisë është një shprehje e fjalorit të përdoruar të terminologjisë në kontekst të legjislacionit në Kosovë, duke krahasuar dhe harmonizuar me terminologjinë edhe të ‘Fjalorit  të Terminologjisë së Trashëgimisë Kulturore’ përdorur edhe në kontekst të konventave ndërkombëtare.

Fjalori mund të mbulojë një shumëllojshmëri të formave të ndryshme. Këto përfshijnë skemat e klasifikimit, listat e thjeshta të fjalëve etj.

 Fjalori ngërthen në vete grupimin e termave në zona të përbashkëta (funksioni, tema, praktika etj) dhe identifikimin e artikulimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Gjatë punës në hartimin e këtij fjalori është analizuar terminologjia specifike dhe konteksti i saj në legjislacionin e Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe diversitetin kulturor në krahasim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

Ky fjalor është më se i domosdoshëm sepse ndihmon në interpretimin koherent dhe në përputhje me zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve.

Fjalori mund të përdoret gjithashtu për të indeksuar informacionin e mbajtur në sisteme, regjistrat dhe inventarët e ndryshme të informacionit, duke përfshirë të dhënat kombëtare të pasurive mjedisore historike, regjistrimet e gërmimeve dhe katalogëve, koleksioneve të muzeore.

Përdorimi i këtij fjalori, përmirëson  kuptimin duke sqaruar konfuzionin e mundshëm gjuhësorë, ndihmon në tejkalimin e vështirësive ku palët e interesuara mund të mos pajtohen me terminologjinë e përdorur në praktikë.

Fjalorët  gjithashtu e ndihmojnë  efektivitetin e sistemeve të ndryshme të informacionit duke rritur saktësinë e kuptimit   të tyre.

Me rastin e botimit të parë të fjalorit të terminologjisë së trashëgimisë kulturore nga IKMM , i pari i këtij lloji në hapësirat tona, nxisë  të gjithë profesionistët e trashëgimisë kulturore që të ofrojnë kontributin e tyre në plotësimin dhe pasurimin me terminologji të reja në fushën e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore.

*Autori është Drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve


Publikimi i mëparshëm

Pozita e shqiptarëve në Shkup në prag të kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave në 1941

Publikimi i radhës

Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?!

Publikimi i radhës

Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?!

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.