• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

40 vjet më parë, Nënë Tereza u nderua me çmimin më të lartë në Indi

Më 25 janar të vitit 1980, Nënë Terezës iu dha nderimi më i lartë civil i Indisë, ‘Bharat Ratna’, për përpjekjet e saj të mrekullueshme humanitare në vend.

25/01/2020
| Aktuale

Sot në 40 vjetorin e marrjes së këtij çmimi nga Nënë Tereza, ju sjellim disa prej thënieve më të fuqishme të saj.

“Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, indiferenca e tmerrshme për të afërmin, që lëngon nëpër rrugët e botës, si viktimë e shfrytëzimit, korrupsionit, moskujdesit shëndetësor, padrejtësisë.

Mëkati na përndjek, është i pranishëm në ne. Mirëpo kurrë nuk duhet të dorëzohemi dhe dëshpërohemi. Nuk duhet të ndihemi dhe të jemi të pashpresë… Gjithë kjo nuk na nevojitet, nëse e kemi kuptuar butësinë e dashurisë së Zotit. Ne jemi të çmuar për Atë, sepse Ai na do, na do aq përkushtim, sepse jemi të trajtuar me dorën e tij… Kur zemra juaj është e shqetësuar, kur zemra juaj është në dhembje, kur zemra juaj duket se po thahet… atëherë kujtojeni këtë: “Unë jam i çmueshëm për Atë, Ai më do. Më ka ftuar për emër. Jam i tij. Zoti më do. Për ta dëshmuar dashurinë e tij Jezusi ka vdekur në kryq.

Ne, gjithçka bëjmë për Jezusin. Unë 24 orë në ditë jetoj për Jezusin, atij ia dhuroj jetën time, zemrën time, dashurinë time, punën time, të gjitha.

Ne jemi kontemplative aktive në botë, jetojmë vetëm për Jezusin. Atë e zbulojmë, shërbejmë dhe duam para së gjithash në Eukaristi, në uratë, në meditim, pastaj në njerëz që vuajnë. Nëse nuk do funksiononte feja jonë, do të ishte e pamundshme dashuria dhe shërbimi ynë ndaj të afërmit.

Do të duhej t’ia mundësonim Jezusit, në dritën e dashurisë, që t’ia sjellim një mori të të varfërve në bashkësinë e Kishës dhe me Zotin, për shëlbimin e tyre, por edhe për lavdinë sa më të madhe të Hyjit. Këtë na mundëson miqësia dhe bashkëpunimi ynë besnik dhe me dashuri me Të…

 Fjalët tona dhe jeta jonë është e zbrazët, nëse nuk lind nga thellësia e zemrës, nga dashuria për Zotin dhe për të afërmin. Fjalët që nuk bartin dritën e Jezusit, e rrisin edhe më shumë errësirë.” KultPlus.com


Publikimi i mëparshëm

Për teatrin, aktorin, regjisorin

Publikimi i radhës

Botohet monografia për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve

Publikimi i radhës

Botohet monografia për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.