• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Për teatrin, aktorin, regjisorin

Përktheu: Prof. Dr. Salajdin Salihu 

25/01/2020
| Kulturë

Teatri është si muzeu: nuk e vizitojmë, por është e bukur ta dish se ai është atje.
G. Jackson
***
Çka është teatri? Oh, ai është altari i vërtetë i artit!
V. Belinsky
***
Jeta në teatër është vetëm një sezon, por sezoni është e gjithë jeta.
J. Mankiewicz
***
Teatri është arti i reflektimit.
K. Stanislavsky
***
Teatri ka të ardhme të madhe, ashtu si gjithçka tjetër ka të kaluar të madhe.
K. Çapek
***
Asnjëherë nuk duhet harruar se teatri shërben si shkollë kombëtare.
C. Gozzi
***
Teatri është autoriteti më i madh për zgjidhjen e çështjeve jetësore.
A. Herzen
***
Arti skenik është si portreti: ai duhet t’i paraqesë karakteret.
Ch. Gounod
***
Teatri është i mërzitshëm kur aty në vend të njerëzve shihni aktorë.
V. Klyuchevsky
***
Teatri doemos duhet ta iluminojë mendjen. Ai doemos duhet ta mbush mendjen tonë me dritë.
R. Rolland
***
Skena është një institucion i jashtëzakonshëm politik.
H. Gadamer
***
Teatri nuk është pasqyrë, por qelqnajë.
V. Mayakovsky
***
Nuk ka role të mira për aktorët e mirë.
F. Schiller
***
Aktori i vërtetë gjithmonë krijon diçka të re.
D. Lebbok
***
Atdheu i aktorëve është teatri.
Ch. Heston.
***
Tregomëni heronjtë dhe unë do ta shkruaj tragjedinë.
F. Fitzgerald.
***
Çdo spektator sjell akustikën e tij në teatër.
S. Lec.
***
Kush ishte ministër kulture në epokën e Shekspirit?
S. Lec.
***
Mund të improvizojë vetëm ai që e di rolin përmendësh.
J. Foster.
***
Aktori duhet ta detyrojë publikun që ta harrojë se kush është autori, kush është regjisori, madje kush është edhe aktori.
P. Scofield.
***
Nëse dy njerëz flasin, kurse i treti dëgjon, atëherë kemi teatër.
G. Holoubek.
***
Dëshiron të bëhet aktor dhe për këtë i ka të gjitha informacionet, përfshirë mungesën e parave dhe ndjenjën e përgjegjësisë.
H. Hopper.
***
Të gjithë njerëzit janë aktorë, në përjashtim të disa aktorëve.
S. Guitry.
***
Nuk di nëse Bejkoni i ka shkruar të gjitha veprat e Shekspirit, por nëse jo, atëherë e ka humbur rastin jetësor.
J. M. Barry.


Publikimi i mëparshëm

Çmitizimi artistik i diktatorit

Publikimi i radhës

40 vjet më parë, Nënë Tereza u nderua me çmimin më të lartë në Indi

Publikimi i radhës

40 vjet më parë, Nënë Tereza u nderua me çmimin më të lartë në Indi

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.