• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Rrëfehet Eneda: Ja si e nisa rrugëtimin tim në muzikë

21/01/2020
| Spektër

Universiteti Europian i Tiranës kishte nderin të kishte të ftuar special artisten, këngëtaren, Eneda Tarifa në një bisedë dhe performancë me studentët e arteve të aplikuara.

E ndodhur përpara studentëve ajo na rrëfen mbi jetën, karrierën dhe sukseset e saj të njëpasnjëshme. Eneda Tarifa ka qenë studente e UET dhe ka përfunduar studimet në 2011, por përsëri ajo nuk i ka humbur kontaktet dhe marëdhëniet me UET. Ndihet e privelegjuar të jetë pjesë përsëri e UET dhe të theksoj se është një ndër universitetet më të privelegjuara të vendit dhe jo vetëm, e gjithë kjo e arritur falë punës dhe kërkesës akademike të vetë UET. Ajo na përmend edhe kujtimet e bukura të masterit shkencor për sociologji që ajo ka kryer në UET.

Padyshim që si cdo njeri i cili mbrujtet me dëshira,me ëndrra,me objektiva ,ideale që në vegjëli edhe Eneda Tarifa nuk mund të bëjë përjashim.  Ajo na tregon se ëndrra e saj që në gjimaz ka qenë të jetë një grua e realizuar, me kostum dhe një cantë zyre ,dhe me një jetë të thjeshtë e strukur diku aty ne cep, por e arritur.

Por ndodhi e kundërta,thirrja si këngëtare dhe si artiste ishte më e fortë dhe ajo e vazhdojë karrierën e saj pa harruar ëndrrën e saj të meparshme,ëndërr e cila do bëhet realitet kur mos të jetë më aq e re dhe e freskët. Shtysa më e madhe e saj ka qenë këmbngulja dhe pak fati.

Përpara se të behej këngëtare ajo takohet me kengetarin “Saimir Cilin” i cili kërkonte një vajzë sepse kishte një duet dhe donte të dilte në festival. Vendosi të provonte veten tek estrada me vështirësi. Shkon tek estrada, provon disa këngë dhe ai e pëlqen zërin dhe intonimin e saj. Kështu fillon karriera e saj e shoqëruar me një cmimi nga të rinjtë dhe kjo ishte një shtysë shumë e madhe për të.

Kënga” Ika larg” e Eneda Tarifes që njihet më shumë, me shumë tituj, erdhi nga një punë e frymëzuar në studio dhe që i rezistoi viteve duke u bërë shumë të dëgjuar, një sukses i sigurt. Kjo si këngë ka qenë pjesmarrëse në këngën magjike dhe më pas filloi të korrte suksese. Ka qenë pjesëmarrëse në këngën magjike dhe u bë e njohur pas një viti.

Kjo kënge vjen e kënduar nga studentët e arteve në UET e shoqëruar në piano nga profersoi Kristi Bello dhe Elisa. Atë për të cilën këngetarët vuajnë më shumë janë hitet, kjo është një histori.

Komenetet, kritikat janë gjithmonë pjesë e jetës së cdo njeriu duke përmendur këtu edhe artistët shqiptar.

Eneda përgjigjet në mënyrë të kundërt ndaj komenteve, shpeshherë duke i vrarë me të butë. Njerzit që kam afër më njohin dhe më duan për atë që jam dhe nuk do reagoja si titujt e gazetave të cilat janë të papërfillshme. Nuk mund të përdhosësh karrierën e nje njeriu qe punon me kujdes, me vendosmëri ,me dashuri, për një titull ose për një detaj qe nuk ka të bej me profesionin e tij tregon Eneda.

Motoja e Enedës është punë dhe vetëm punë, talenti është thjesht një shtysë, puna është ajo që të bën të dalësh në krye të gjithë këtij tregu kaotik por edhe shijeve të ndryshme muzikore duk treguar qendrueshmeri, vendosmëri, guxim dhe pak aktrim.

Eurosong është një tjetër arritje e Enedës. Ajo u bë pjesë e tij falë punës dhe vullnetit të saj. Eneda ka qenë e vetmja artiste që ka marë tre cmime paralel gjatë karrierës së saj, në Top Fest, në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar dhe Këngës Magjike.  Ajo ndihet shume e lumtur për këtë gjë. Skena e eurosong ishte madhështore,cdo gjë korrekte, profesionale tregon Eneda gjate kohës që i duhej të jepte performancën e saj.

Për festivalin e këtij viti që u fitua nga Arilena ajo tregon se Arilena ka njohje të madhe edhe në vendet e rusisë, por problemi është që eshte nje balade dhe ajo tregon se duhej te ishte nje kenge ritmike si ajo e Elvanës. Parimet dhe kriteret e këngës së Arilenës janë shumë të mira. Por mendoj se duhet që gjërat tani të ndyshojnë. Do të zgjidhja këngë ritmike për në eurovizion. Baladat janë shumë të mira për vokalin por une nuk jam zemërthyer thotë Eneda Tarifa.

Këngën që këndoi tek “Kenga Magjike” u kompozua nga Flori Mumajesi. Me Florin kisha kohë që punoja. Doja të bëja një këngë sipas karakterit artistik që të më përshtatej, kompozitori duhet ti përshtatet këngetarit që ka përpara. Të kompozosh për vokalin, për këto karakteristika,duhet të mendosh mire.

Ky bashkëbisedim mes studentëve të arteve në UET dhe këngatëres së njohur Eneda Tarifa u mbyll me këngën e fundit të Eneda Tarifes, “Ma zgjat dorën”, sëbashku me studentët e Arteve muzikore dhe skenike.

Gazeta Liberale


Publikimi i mëparshëm

Bahtijar Kryeziu: Shqipja sot dhe globalizimi gjuhësor

Publikimi i radhës

Hashim Thaçi: Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova

Publikimi i radhës

Hashim Thaçi: Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.