• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960

16/01/2020
| Kulturë, Shqipëri

Një ndër botimet e reja të Akademisë së Shkencave është ai i Shaban Sinanit “Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960” nën logon e Akademisë Shkencave. Synimi i studimit më të fundit e mjaft interesant të studiuesit tonë të njohur, akad. Shaban Sinanit, është që të rivendosë baraspeshën e trazuar në gjykimin e letërsisë së një shkrimtari të papërjashtueshëm nga historia e letërsisë shqipe, sido dhe kurdo që ajo të shkruhet, si Dritëro Agolli, në një periudhë kalimtare prej apogjeut në refuzim inatçor, prej lavdisë në shpërfillje.

Në këtë botim vëmendja qendrore u kushtohet veprave të ndaluara të shkrimtarit Dritëro Agolli, që nuk janë të pakta. Disa prej veprave të shkrimtarit tonë të madh u zhdukën përgjatë disa dekadave gati pa gjurmë. Disa të tjera për ribotimin e të cilave kërkohej ndërhyrje shfytyruese, vetë autori, i lënduar në shenjtërinë e autorësisë bëri sikur i harroi, i nxori nga mendja, ashtu si e kishin urdhëruar. Ndonjë tjetër u përpoq ta ringjallte përmes transmodelimit gjinor, duke i shndërruar në skenarë filmash etj.

Përveç këtyre veprave, në objektin e këtij studimi është përfshirë edhe krijimtaria e botuar pas vdekjes së autorit, për të cilën në këtë vepër është treguar kujdesi për ta çuar atë sa më denjësisht në duart e lexuesit. Gjithashtu, janë përfshirë edhe ato që mund të quhen “veprat mënjanë të Dritëro Agollit”, kryesisht romane që ose nuk janë përfillur fare nga studimet dhe kritika në kohën e botimit dhe më pas, ose vepra të tjera që janë ndëshkuar qysh në momentin e parë të kontaktit me kritikën dhe më tej janë harruar a kanë dalë jashtë vëmendjes. Thuajse të harruara kanë mbetur edhe librat e publicistikës, ku shfaqet Agolli polemist, me një regjistër krejt tjetër ligjërimi, si dhe shënjime prej leksioneve universitare me të cilat u formuan disa breza gazetarësh. gazetashqiptare.al

 

 

 

 

 


Publikimi i mëparshëm

Ligji për gjuhën ose ligji i bunkerit

Publikimi i radhës

Përjetime nga  burgu

Publikimi i radhës

Përjetime nga  burgu

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.