• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Ligji për gjuhën ose ligji i bunkerit

16/01/2020
| Kulturë, Shqipëri

 Ledi Shamku-Shkreli | “Shqipja që u rrezikoka nga shkurtimet e adoleshentëve në celular apo se nxënësit mezi shquakan para-prapashtesat” ishte konstatim i llojit “a të qaj pesë minuta”.
Gulçi për Ligjin e Mbrojtjes së Gjuhës është shenjë e qartë se mund ta nxjerrësh dikë nga bunkeri po nuk e nxjerr dot bunkerin prej tij.
Shqipja rrezikon, po! 

1. Rrezikon NUMERIKISHT! Kemi po aq nxënës jashtë vendit sa kemi brenda vendit. Dhe ata janë gjuhëhumbur nëse këtë punë e lemë veç në dorë të përpjekjeve vullnetare dashamire të emigrantëve patriotë. Jemi komb gjuhësor; quhet shqiptar veç ai që flet shqip. Mbi 500 mijë fëmijë emigrantë bij shqiptarësh po përgatiten ta humbin shqipen.

Ligji i Bunkerit si ndihmon këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ë-ve?!

2. Rrezikon SHKENCËRISHT çintegrimin! Numërojmë nga e kaluara Bopp, Meyer, Jokl, Cimohoëski, Pedersen, Hahn, Hamp, Pisani, Tagliavini, Desnickaja etj., etj. etj. Shqipja kishte zë, ishte shkencërisht e ndërkombëtarisht interesante për të huajt. “Studiohem pra jam!”. Gazulli, Mjeda, Çabej, Domi etj., etj., etj., mundën ta mbanin Shqipen para syve të Studimeve Gjuhësore Europiane: fenomenologjitë e saj studioheshin si pjesë e hartës së madhe të gjuhëve. Sot është rrasur në një cep e rri e sheh veten në pasqyrë. Si ndihmon Ligji i Bunkerit këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ç-ve!

3. Rrezikon të kuptohet si BEZDI ngaqë këto programe shkollore (madje edhe ankimet e ligjmëtonjësve) po e barazojnë dijen mbi gjuhën me dijen mbi rregullat e gjuhës dhe analizat gjuhësore. Rregulla pa Kulturë bëjnë më shumë dëm se Kultura pa rregulla. Ligji i Bunkerit si e kundërshton bezdinë e si e avit Kulturën, apo ç’nemelazëm se kemi hallin e shkurtimeve nëpër “Whatsapp”-e!

4. Rrezikon TËHUAJZIMIN E DIGLOSISË duke e parë shqipen e letrës si mjet sa për të mbaruar punë shpejt e shpejt në një komunikim formal e për ta zhveshur fill siç zbathim nga këmba një palë taka të parehatshme, mbathur sa për një qokë. Ligji i Bunkerit mendon se zgjidhet me shkop ky hall, apo prit se kemi hallin e ca deputetëve!

5. Dhe e fundit: SHQIPJA RREZIKON TË MOS KETË MË GJUHËTARËT E SAJ. Në një mjedis agresiv e të bazuar të gjithin mbi vlerat e qyrkut e të ekranit sikundër është sot mjedisi shqiptar, profesioni i brishtë e gati murgor i gjuhëtarit, që mbahet gjallë veç prej pasionit e dyshimit, ky profesion shihet si punë qyqarësh. Besojeni a jo, gjuhëtarët te ne po firojnë.
Ligji i Bunkerit si jep dorë këtu?
NJËMIJË JETË TË KISHA, NË NJËMIJË JETËT DO ISHA GJUHËTARE. Gjuhëtare, jo xhandare!

*Gjuhëtare

Një ligj për gjuhën, si lindi ideja që po nxit debat

Akademiku edhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, qe shprehur se duhet më shumë kujdes për ruajtjen e gjuhës shqipe, veçmas nga institucionet në vend. Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi shtoi se kjo është një nga përparësitë e institucionit që ai drejton për vitin 2020, hartimi i një fjalori të plotë për gjuhën shqipe dhe të një ligji, që ta mbrojë atë. “Nëse se mbrojmë ne gjuhën shqipe, s’ka kush ta mbrojë tjetër. Në fushën e albanologjisë, Shqipëria dhe Akademia e Shkencave duhet që të jetë në avangardë. Në këtë drejtim duhet një ligj, edhe një fjalor i plotë. ASH ka bërë projekte më parë, por do t’i rishikojë dhe riprozojë, me ligj edhe me vendime të Këshillit të Ministrave për gjuhën në institucionet publike”, shprehet akademiku Skënder Gjinushi. Ndonëse, nuk është hera e parë që Akademia e Shkencave propozon ligj për gjuhën shqipe, kësaj here Gjinushi shprehet i vendosur për më shumë për vëmendje, edhe pse ky ligj do të prek institucionet, që shpeshherë siç rrëfen gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj nuk kanë as korrektor edhe as redaktor, thotë gaztarja Valeria Dedaj në një artikull për këtë çështje. “Besoj se është një gjë e dëshirueshme, jo vetëm për mua, por për cilido shqiptar që do të mirën e Shqipërisë edhe ka krenari se është shqiptar. Sa mirë do të ishte që të flasim shqip, të kujdesemi për gjuhën edhe para se të themi fjalën ta mendojmë mirë. Do të dëshiroja që viti 2020 të jetë një vit i këndelljes për gjuhën shqipe. Populli shqiptar ka një pasuri fjalësh edhe shprehjesh, është një popull që ka qenë analfabet, por fliste bukur, ndërsa sot ka më shumë diploma edhe flitet më keq…”, shprehej Shkurtaj. Prej 15 vitesh gjuha shqipe nuk ka një fjalor të ri. Fjalori i fundit i Gjuhës Shqipe, me rreth 48 mijë fjalë është botuar në vitin 2006 nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, që asokohe në varësi të Akademisë së Shkencave. /gazetashqiptare.al/


Publikimi i mëparshëm

“Miss Kosova 1997” – publikohen foto të rralla të Adelinë Ismailit

Publikimi i radhës

Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960

Publikimi i radhës

Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!