Sot, ne të gjithë, i përkujtojmë dëshmorët e kombit që u flijuan gjatë muajit janar, si vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, dhe shumë e shumë veprimtarë të shquar që ranë për atdhe.
Për të gjithë ne, kjo ngjarje është nga më dinjitozet në trojet shqiptare, që organizohet në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Veprat e tyre do të jetojnë përjetë sepse martirët për asnjë çast nuk jetuan vetëm për vete, por jetuan dhe punuan për ardhmërinë më të mirë të kombit shqiptar. Të mëdhenj ishin të gjithë ata, që nuk kursyen jetën e tyre për çështjen e shenjtë kombëtare. Shëmbëlltyra e tyre do të kujtohet brez pas brezi. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë Dëshmorët e Kombit! tradita.org