• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Bardh Rugova: Kosova dhe Shqipëria të sigurojnë fonde për studimin e gjuhës shqipe dhe të dialekteve të saj

16/01/2020
| Kosovë, Shqipëri

Ka disa ditë që diskutohet nisma për të propozuar një ligj të ri, i cili mbron gjuhën shqipe. Këtë nismë e ka ndërmarrë Akademia e Shkencave në Shqipëri e cila ka deklaruar se do t’ia propozojë qeverisë shqiptare një ligj për ruajtjen dhe për zhvillimin e gjuhës. Kjo temë ka hapur shumë diskutime edhe mes gjuhëtarëve, studiuesve e profesorëve  në Kosovë. Për gazetën “Zëri’ gjuhëtarë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” thonë se gjuha jonë duhet të kultivohet dhe të mbrohet përmes mekanizmave të tjerë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sipas profesorit universitar të Fakultetit të Filologjisë dhe studiuesit Bardh Rugova, mënyra më e mirë që shteti mund të ndihmojë në ruajtjen dhe në kultivimin e gjuhës nuk është një ligj, mirëpo këtë mund ta bëjë përmes fondeve që financojnë studimet e ndryshme rreth saj. Rugova më tutje thekson se shqipja nuk ka nevojë për një ligj të tillë.

“Nga kush të mbrohet shqipja? Nga shqiptarët? Budallallëk! Nëse një qeverie do t’i kishte interesuar shqipja, atëherë ajo do të duhej të hapte fonde për studimin e saj dhe të dialekteve të saj”. Më tutje, sipas profesorit universitar, shteti shqiptar dhe ai i Kosovës vitet e fundit kanë investuar minimalisht për gjuhën shqipe. “Janë investuar shifra minimale, sigurisht shumë-shumë më pak se investimet për një fushë futbolli. Për disa vite për albanistikën është investuar më pak se për një fushë futbolli”, ka theksuar Rugova, duke shtuar se nëse vërtet duan të interesohen për shqipen, atëherë le të investojnë për studimin e saj e të mos bëhen gaz i botës dhe i komuniteteve linguistike nëpër botë.


Publikimi i mëparshëm

“Flaka e Janarit” 2020

Publikimi i radhës

Kur poezia e Jeronim de Radës prezantohej me romantizmin europian

Publikimi i radhës

Kur poezia e Jeronim de Radës prezantohej me romantizmin europian

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!