• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Botohet numri i ri i revistës “Malësia” kushtuar At Gjergj Fishtës

Në këtë numër të revistës “Malësia”, punimet e tyre i kanë publikuar emra të njohur intelektualësh nga mbarë trevat etnike shqiptare.

14/01/2020
| Kulturë, Rajon

Shoqata për kulturë dhe çështje shoqërore, “Malësia” nga Mali i Zi, e ka botuar numrin XIV me radhë të revistës shkencore “Malësia”. Ky botim i kushtohet 148 – Vjetorit të lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës. Kryeredaktori i kësaj reviste, Nikë Gashaj, ka theksuar se arsyet që botimi i është kushtuar Fishtës janë të mëdha, ku mes tjerash ai ka përmendur, studimin e thelluar të jetës dhe veprës së Fishtës, i cili në periudhën e sistemit komunist, për arsye politike dhe ideologjike u ndalua më se dyzetë  vjet nga mësimi në shkolla e universitete, si dhe nga botimi, studimi në trojet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Sipas, z. Gashaj kjo ndalesë bëri që gjenerata të tëra të mos kishin mundësi ta njohin këtë figurë të madhe të kulturës shqiptare. Ai ka radhitur edhe arsye të tjera që e motivuan përgatitjen e këtij studimi të mirëfilltë shkencor, ku veçohet ndjenja e borxhit ndaj këtij vigani dhe personaliteti të madh të kulturës kombëtare, i cili është nderi dhe krenaria e shqiptarisë.

Në këtë numër të revistës “Malësia”, punimet e tyre i kanë publikuar emra të njohur intelektualësh nga mbarë trevat etnike shqiptare, siç janë: Prof. Dr. Zef Mirdita, Prof. Dr. Lush Culaj, Prof. Dr. Alfred Çapaliku, Prof. Dr. Anton Nikë – Berisha, Prof. Dr. Artan Haxhi, Prof. As. Dr. Orjeta Baja, Prof. As. Dr. Kolë Tahiri, Don Viktor Sopi, Dr. Sc. Ismail Doda, shkrimtari Ndue Ukaj dhe Prof. Dr. Zymer Ujkan – Neziri. Nga Maqedonia e Veriut, është botuar studimi shkencor: “Homeri shqiptar – Gjergj Fishta”, i profesor Xhelal Zejnelit, “Fishta – personalitet profetik i kulturës shqiptare”, i Prof. Dr. Mustafa Ibrahimit dhe “Lidhja e Prizrenit dhe Kongresi i Berlinit në veprën “Lahuta e Malcis” të Gjergj Fishtës”, punim i Prof. Dr. Vebi Bexhetit.

Revista mbyllet me recensionin për Gjergj Fishtën të përgatitur nga Dhurata Myrtollari nga Tirana. Ajo në përfundim të recensionit të saj shprehet se çdo popull vlerësohet kur ai i vlerëson njerëzit që e ngritën atë, qoftë dhe me gjakun e tyre. Ata ngelen të artë në gjurmët e shekujve dhe sa më shumë kalon koha, brezat e kuptojnë vlerën e tyre.

 


Publikimi i mëparshëm

Albin Kurti në “KultPlus Caffe Gallery” do të diskutojë për kulturën

Publikimi i radhës

Adil Olluri: Portreti i një poeti brilant

Publikimi i radhës

Adil Olluri: Portreti i një poeti brilant

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.