• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Fazli Veliu – figurë përbashkuese e LPK-së

LPK ka qenë dhe do të mbetet një nga shembujt më të mirë, se si organizohet dhe fitohet lufta për liri, pasi që bëri arritjen më të madhe që njeh historia shqiptare.

23/04/2023
| Kulturë, Rajon

Në Shkup u mbajt akademi mirënjohje kushtuar Kryetarit të parë të Lëvizjes Popullore të Kosovës Fazli Veliu “Daja”. Pjesëmarrësit në mbledhjen konsultative të LPK-së në Kollarë të Kërçovës më 23 dhe 24 prill, përkujtuan mbledhjen, lëvizjet për lirim dhe çlirim, vendimet e hartuara, veprimtarinë dhe rolin kyç i cili ka pasur jo vetëm Fazli Veliu, por të gjithë anëtarët  tjerë gjatë tri dekadave të fundit për t’i vendosur themelet për themelimin e UÇK-së dhe epokën  e re për popullin shqiptarë.

“Në shërbim të LPK – së ai vuri në dispozicion autoritetin e tij, përgatitjen profesionale të profesorit, dijen, moshën, vullnetin që kurrë nuk i mungoi, gjithë kohën e mundshme që kishte në dispozicion. Ai kishte një besim të patundur në fitore dhe në shokët me të cilët punoi ngushtë. Ishte dhe mbetet figurë përbashkuese rreth punës, luftës së armatosur, çlirimit kombëtar dje dhe sot  dhe sot e gjithmonë rreth idesë së ribashkimit kombëtar.”, tha Emrush Xhemajli.

“Një nga arsyet e qëndrueshmërisë së LPK – së ka qenë mbajtja e mbledhjeve konsultative dhe të përgjithshme në periudha që i përshkruan statuti pavarësisht se rrethanat ishin të vështira për shkak të okupimit, kjo formë e punës ishte e nevojshme për rritjen e veprimtarisë dhe për unitetin e organizatës, kështu u veprua edhe në vitin 1993 në kohën kur po ndërtoheshin pa zhurmë mekanizmat ushtarake që më vonë u strukturuan dhe u emëruan UÇK”, theksoi Gafur Elshani.

“Pas një rikapitulimi 30 vjeçar të rrugëtimit politik kombëtarë të kësaj gjenerate që sollën ndryshime radikale në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shqiptarëve, do të duhej të krijohej një kulturë e dinjitetshme nderimi dhe respekti ndaj bartësve të këtyre ndryshimeve duke i skalitur ata thellë në memorien kombit. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpaguhet detyrimi ynë moral dhe institucional ndaj veprimtarëve tanë kombëtarë”, deklaroi Skender Asani, drejtor i ITKSH-së. Mbledhja e parë konsultative e Kollarës para 30 viteve u drejtua nga  Xhavit Haziri dhe Ali Ahmeti.

“Ne nuk do të ishim pa ju, ne jemi vazhdimësia juaj, e juaja bac dhe ne kemi kryer një obligim që Ju e filluat në mënyrën më programatike për të nderuar vazhdimësinë e Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës. Fazli Veliu ka qenë ai shpirti i zhuritur se si ne të mos jepemi, por të vazhdojmë deri në përpjekjet e fundit dhe tanimë është koha, është historia ajo që do të na vlerësojë të gjithë atë veprimtari të përbashkët të lëvizjes shqiptare në ish – Jugosllavinë.” U shpreh  Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Ju që e ndërtuat Kalanë e madhe, Këshillin e madh të Lëvizjes, gur pas guri që LPK të jetë gjithë kombëtare, shqiptare me ndikimin që e ka jo vetëm në hapësirën e Kosovës, por me ndikim deri në Montenegro, Çamëri me ndikim Lindje- Perëndim, me karakterin po ashtu ndërkombëtar, që arriti të mësojë edhe të frymëzojë edhe popujt të tjerë ballkanas dhe botëror se si bëhet revolucioni dhe si bëhet lufta për liri.” tha Fazli Veliu, kryetar i LPK-së.

 


Publikimi i mëparshëm

Çfarë duhet të dini për 23 Prillin, këtë datë të shënuar për letërsinë

Publikimi i radhës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë pjesëmarrëse në Kuvendin VII Albanologjik Ndërkombëtar që u mbajt në Mynih

Publikimi i radhës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë pjesëmarrëse në Kuvendin VII Albanologjik Ndërkombëtar që u mbajt në Mynih

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.