• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Akademia e Shkencave e Shqipërisë pjesëmarrëse në Kuvendin VII Albanologjik Ndërkombëtar që u mbajt në Mynih

Në fjalën e tij, Gjinushi theksoi se Akademia e Shkencave është e do të jetë përherë e vëmendshme dhe respektuese ndaj bashkësisë dhe qendrave të albanologëve kudo që e ushtrojnë punën e tyre kërkimore.

23/04/2023
| Bota, Kulturë

Përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë morën pjesë në Kuvendin VII Albanologjik Ndërkombëtar (Për studime kulturore gjermano-shqiptare) që u zhvillua në Mynih në 21 dhe 22 prill 2023. Në seancën e hapjes së Kuvendit VII Albanologjik Ndërkombëtar përshëndetën prof. dr. Ulrich Arnold, Rektor i Universitetit “Nehemia”; Armin Kroder, kryetar i këshillit administrativ të rajonit Mittelfranken; Bardhyl Demiraj, kryetar i degës së Albanologjisë në Universitetin LMU të Mynihut; Artan Hanku, Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Mynih; Afrim Nura, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Bavari, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi.

Në fjalën e tij, Gjinushi theksoi se Akademia e Shkencave është e do të jetë përherë e vëmendshme dhe respektuese ndaj bashkësisë dhe qendrave të albanologëve kudo që e ushtrojnë punën e tyre kërkimore.

“Përveç themelimit të një amze të përgjithshme për regjistrimin e të dhënave të kërkuesve dhe kërkimeve në albanologji, ne po punojmë për krijimin e një rrjeti gjithëpërfshirës në linjë, që do të përditësohet në vijimësi dhe do të na mundësojë një ndërveprim më të suksesshëm, njohje e krahasime, debate shkencore të denja, siç është në traditën më të mirë”, tha ai.

“Ne mund të kontribuojmë duke ofruar menjëherë dhurimin e koleksioneve të botimeve tona albanologjike; shkëmbime të profesoriatit e të ekspertëve, ndihmë për programe dhe tekste; bashkëorganizim kuvendesh e konferencash shkencore. Duam ta theksojmë këtë të fundit sepse, siç po rezulton nga përvoja, roli i degëve të albanologjisë gjithnjë e më shumë po shkon tek kërkimi dhe organizimi shkencor, krahasuar me mësimdhënien. Me nënshkrimin e një protokolli dypalësh edhe ministria e arsimit në Shqipëri ka marrë përsipër të ofrojë mbështetje e bashkëpunim me degën e albanologjisë këtu, dhe kjo është shenjë për optimizëm”, tha ndër të tjera Gjinushi. Kuvendi organizohet nga Instituti i Gjuhësisë Krahasuese-Indoeuropiane dhe i Albanologjisë pranë Universitetit Ludwig Maximilian. ATSH


Publikimi i mëparshëm

Fazli Veliu – figurë përbashkuese e LPK-së

Publikimi i radhës

KUSH SI VOTOI PËR KOSOVËN NË KËSHILLIN E EVROPËS?

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

KUSH SI VOTOI PËR KOSOVËN NË KËSHILLIN E EVROPËS?

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.