• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Njeriu duhet të ecë, të lodhet, të punojë, të flasë

Shpresa mbahet me punë dhe ideal. Entuziazmi vjen prej dëshirës së fortë, prej dashurisë, prej vullnetit e dëshirës. Ajo na bën që të duam të rrojmë, të gëzojmë jetën; ajo na bën, prapë, të therorizojmë jetën tonë për ëndrrën dhe qokun.

10/01/2023
| Kulturë, Rajon

Mit’hat Frashëri – Një popull nuk rron dot pa një ideal, pa një shtytje, pa një qëllim, që e bën të ecë, të punojë, të përpiqet dhe të përparojë. Njeriu lind natyrisht aktiv: lëvizja dhe tundja janë të nevojshme; i sëmuri, që mbërthehet në shtrat, i burgosuri, që dënohet me të mos dalë jashtë qelisë, dembeli që nuk punon, bien në pasivitet e melankoli. Burgimi në vetvete është një nga më të rëndat e mundimeve. Njeriu duhet të ecë, të lodhet, të punojë, të flasë.

Puna dhe aktiviteti i njeriut si individ, i një njeriu të vetëm, veç e veç, venë humbur, po qe që njerëzit nuk dinë të bashkojnë punimin dhe aktivitetin e tyre, ta drejtojnë në një qëllim, në një drejtim. Ahere dhjetë njerëz bëhen sa njëqind, mbase dhe një mijë.
Ky qok, që dinë ta ndjekin njerëzit e një kombi, bëhet ideali i atij kombi, bëhet fuqia e tij morale. Pa një fuqi morale, pa një pikë drejt së cilës duhet të rendin së bashku, njerëzit dhe popujt vdesin, shuhen…
Kur humbet ideali, besimit të fati, kur venitet qëllimi dhe zhduket qoku, atëherë trupi bëhet si kufomë, i ka ikur shpirti, rrêzohet si thesi, që i është derdhur mielli. Historia na rrëfen një tok me shembëlla…
Shpresa mbahet me punë dhe ideal. Entuziazmi vjen prej dëshirës së fortë, prej dashurisë, prej vullnetit e dëshirës. Ajo na bën që të duam të rrojmë, të gëzojmë jetën; ajo na bën, prapë, të therorizojmë jetën tonë për ëndrrën dhe qokun.
Cili duhet të jetë ideali ynë?
Duhet të jetë madhështia dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.
Në qoftë se bindemi që duhet të jemi një faktor qytetërimi në Ballkan, që do ta bëjmë vendin tonë një kënd tokë të lulëzuar, të pajuar me të gjitha bukuritë morale dhe materiale, do ta bëjmë kombin, që të përmendet me nderim dhe lëvdatë, atëherë, padyshim, do të ecim, do të përparojmë, të bashkuar, të fuqizuar, se do të kemi një dritë, drita që na jep dëshira e madhërisë së përbashkët, dëshira që të zëmë një vend në histori, një vend nderi me një qytetërim tonin, me një literaturë, me një art, me prosperitet lëndor, tonin.
Fuqia e shpirtit, ideali kombëtar, do të na japë hov edhe për lumturinë personale, e cila nuk do të na dëshpërojë më, nëse do të mendojmë suksesin e përgjithshëm, nëse do të kemi durim dhe metodë në punë, larg dëshpërimit dhe zemërimit. Ahere, kur të jetë ndezur në zemrën tonë ky zjarr i ngrohtë, do të shohim se bashkimi i dëshirave dhe i fuqive, është një nevojë për ne, se therorësia e egoizmit vetjak është një qejf për ne, se ne të gjithë do të shikohemi si vëllezër e shokë për veprën e përbashkët, për të ngrehur godinën e shëndoshë të madhërisë sonë.
Lumo Skëndo
*”Plagët tona”, 1924

Publikimi i mëparshëm

12 VJET PA PISHTARIN E ARSIMIT – PROF. ABDYLBAKI BAJRAMIN

Publikimi i radhës

Mihal Grameno – një nga bijtë më të shquar të Korçës e të mbarë Shqipërisë

Publikimi i radhës

Mihal Grameno - një nga bijtë më të shquar të Korçës e të mbarë Shqipërisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.