• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

12 VJET PA PISHTARIN E ARSIMIT – PROF. ABDYLBAKI BAJRAMIN

Veprimtaria arsimdashëse e tij nuk pushoi kurrë. Ai ishte nismëtari i themelimit të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë. Një kohë ishte edhe drejtori i parë i saj. Në kohën, më të errët e më të pakuptimtë, kur pushteti komunist jugosllav shkatërroi çdo gjë në Kosovë e sidomos mbylljen e të gjitha shkollave shqipe, profesor Bakiu u angazhua maksimalisht për orientimin e studentëve shqiptar në Universitetet e Shqipërisë.

05/01/2023
| Arsim, Rajon

Kaluan 12 vjet nga ikja në amshim e pishtarit të arsimit profesorit të matematikës Abdylbaki Bajrami. Ne ish nxënësit e tij, kolegët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën fatin dhe nderin ta njohin atë, ndjejmë thellë mungesën e tij. Populli shqiptarë humbi më të mirin prej më të mirëve. Shëmbëlltyra, ngrohtësia, dashuria ndaj njerëzve, atdhedashuria dhe shumë reflektime pozitive te tij kanë gjetur rrugën drejt zemrave tona për të mbetur aty përgjithmonë.

U lind në f. Sellcë të Tetovës më 24. 03 1948 prej një familje të varfër, por fisnike dhe atdhetare. Babai i tij Taipi shquhej si njeri i mençur, punëtor dhe shumë inteligjent.

Abdylbaki Bajrami që në vitet e para të shkollimit u shqua si nxënës me aftësi dhe dëshirë të madhe për shkollim. Ai i donte shumë lëndët shkencore, por hartimet e tij të shkëlqyeshme në gjuhën shqipe janë ruajtur gjatë kohë nga mësuesit e tij. Si nxënës i shkollës së mesme përveç të mësuarit të matematikës, ai ishte i pasionuar pas atdhedashurisë dhe leximit të romaneve më të njohur të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Të gjithë shokët e tij i nxiste për lexim duke u ofruar librat më të mirë që kishte. Ai me talentin e tij të rrallë që posedonte, nuk mund që të mos e ndjente thellë në shpirtin e tij vuajtjet e popullit shqiptar nën sundimin sllavokomunist të asaj kohe. Si nxënës i shkollës së mesme u kyç në kërkesat për shtimin e numrit të paraleleve për nxënësit shqiptarë. Të drejtat e shqiptarëve dhe mungesa e përdorimit të simboleve kombëtare ishin brengë e pashlyeshme në zemrën e tij. Në vitin 1968 ishte pjesëmarrës aktiv i demonstratave në mbrojtje të Flamurit Kombëtar.

Që në bankat e shkollës së mesme e vërejti mungesën e kuadrit të mirëfilltë shkencor e sidomos në lëndën e matematikës.

Vendosi të studiojë matematikën të cilën e kreu me shumë sukses në afatin e paraparë kohor.

Pas mbarimit të studimeve u punësua në gjimnazin e Tetovës edhe pse kishte oferta që të mbetet si asistent ne F.SH.M.N. në Prishtine.

Si profesor i matematikës shquhej me aftësi pedagogjike dhe njohës i thellë i psikologjisë së nxënësit.

Profesor Bakiu e frymëzonte nxënësin, e ngjallte, e mëkëmbte. Ai na trimëronte, na mbushte me shpresë, na jepte vetëbesim. Ishte profesionist i shkëlqyeshëm, fjalëmbël, punëtor dhe guximtar.

Ai ishte ideator, krijues, katalizator i shumë punëve të mira.

Matematika njihet si lëndë e rëndë shkencore. Ajo bazohet në procesin e të menduarit strikt logjik, por profesor Bakiu dinte matematikën ta bëjë të thjeshtë, të qartë, të lehtë, të dashur. Matematikën e zbërthente dhe e shpjegonte në formë të tregimit matematikor. Ai qe ndër të parët matematikan, që krijoji shumë matematikanë. Nuk pati tituj të lartë akademik, por kishte respektin më të madh prej të gjithë qarqeve shkencore e akademike në vend dhe më gjerë. Ai ishte dhe do të mbetet ikonë e gjallë e matematikës.

Si rezultat i punës së tij shumë nxënës morën guximin që ta studiojnë matematikën dhe shkencat e tjera deficitare.

Veprimtaria patriotike arsimdashëse e profesor Bakiut në gjimnazin e Tetovës nuk i pëlqente udhëheqjes së atëhershme maqedonase. Atë në vitin 1983 e përjashtuan nga puna 7 vjet të plota, por kjo nuk e përuli atë në asnjë moment të vetëm. Këtë e përjetoi si një të keqe që mund t’i ndodh secilit aktivist e veprimtar shqiptar të asaj kohe. Shtatë vjet të plota punoi në perëndim punët më të vështira fizike.

Profesor Bakiu, mbjelli kulturë matematikore në trevat tona. Në vitin 1992 qe nismëtari i parë i formimit të Klubit të Matematikanëve dhe Informatikanëve “Paskal” në Tetovë dhe kryeredaktor i parë i revistës “Plus”. Ai, me stafin e tij, punoi me përkushtim të madh për të ngritur dhe avancuar cilësinë e matematikës dhe mësimdhënies. Në kuadër të Klubit “Pascal’ dhe redaksisë së revistës “Plus” inicioi formimin e Bibliotekës së Plusit. Në kuadër të kësaj biblioteke u botuan disa libra nga lëmi i matematikës. Libri parë që u botua në këtë bibliotekë ishte libri me titull “Mjeshtër të mëdhenj të matematikës greke” të profesorit të mirënjohur nga Tirana Aleko Minga. Dy vjet më vonë botimi i revistës “Plus” krijoi kushte për organizimin e Olimpiadave matematikore të niveleve rajonale dhe gjithëkombëtare. Në këto olimpiada treguan talentin e tyre shumë nxënës nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, e që sot janë njerëz që bartin tituj të lartë arsimorë e shkencorë. Për fat të mirë veprimtaria e Klubit “Pascal”, Revista “Plus” dhe organizimi i olimpiadave matematikore vazhdon edhe sot e kësaj dite si amanet i lënë prej profesorit të nderuar Abdylbaki Bajrami.

Gjatë veprimtarisë arsimore Abdylbaki Bajrami botoi disa libra për matematikë, ishte redaktor, recensues dhe përkthyes.

Veprimtaria arsimdashëse e tij nuk pushoi kurrë. Ai ishte nismëtari i themelimit të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë. Një kohë ishte edhe drejtori i parë i saj. Në kohën, më të errët e më të pakuptimtë, kur pushteti komunist jugosllav shkatërroi çdo gjë në Kosovë e sidomos mbylljen e të gjitha shkollave shqipe, profesor Bakiu u angazhua maksimalisht për orientimin e studentëve shqiptar në Universitetet e Shqipërisë.

Diferencimin që ia bëri pushteti maqedonas nuk e përjetoi aq keq sa e përjetoi diferencimin që ia bën disa njerëz nga radhët tona shqiptare me motive të ulëta njerëzore.

10 vjet të plota lëngoi nga një sëmundje e rëndë, por kurrë nuk u ankua dhe kurrë nuk donte t’i mërzis të tjerët për sëmundjen e tij. Jetoi me dashurinë për matematikën dhe në vazhdimësi i ndiqte zhvillet matematike. Ishte prind shembullor dhe çka do që të thuhet për te është e pamjaftueshme të përshkruhet jeta dhe vepra e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Burimi: Revista PLUS.

 


Publikimi i mëparshëm

Historia e filmit të parë shqiptar “Tana”

Publikimi i radhës

Më 6 janar u lind Fan Noli – shkrimtari, dramaturgu, prifti, përkthyesi, diplomati i njohur

Publikimi i radhës

Më 6 janar u lind Fan Noli - shkrimtari, dramaturgu, prifti, përkthyesi, diplomati i njohur

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!