• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ambasada Amerikane në vendin tonë i prezantoi në UT programet e bursave për studentët dhe stafin akademik

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, e falënderoi  Ambasadën Amerikane, si një faktor shumë i rëndësishëm dhe mbështetës i fuqishëm i Universitetit të Tetovës.

02/11/2022
| Arsim, Bota

Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot i prezantuan bursat, të cilat i ndanë Qeveria Amerikane. Këto programe bursash janë një mundësi e mirë studimi, si për studentët ashtu edhe për stafin akademik.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, e falënderoi  Ambasadën Amerikane, si një faktor shumë i rëndësishëm dhe mbështetës i fuqishëm i Universitetit të Tetovës. “Universiteti ynë tanimë ka një bashkëpunim të shkëlqyer me shumë universitete të ndryshme nga SHBA, duke sjellë kështu shumë profesorë vizitues në kuadër të programit Fulbright. Këto bursa janë një mundësi e jashtëzakonshme që të gjithë studentët dhe stafi akademik të përfitojnë përvojë, qoftë personale apo profesionale”, deklaroi Prof. Dr. Shefik Shehu. Ai, po ashtu e falënderoi edhe Këndin Amerikan në Tetovë, si një urë lidhëse shumë e rëndësishme e bashkëpunimit të Universitetit tonë me Ambasadën Amerikane.

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Shkup, Gazmend Iljazi, i prezantoi më në detaje programet e ndryshme të bursave, si  programin Golbal Ugrad dhe Fulbright. “Programi i bursave Golbal Ugrad iu mundëson studentëve të studiojnë për një semestër në një nga universitetet e SHBA-ve, ndërsa bursat e programit Fulbright mundësojnë studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të gjithë studentët, të cilët janë në studime universitare themelore dhe dëshirojnë t’i regjistrojnë studimet e tyre pasuniversitare, por edhe për studentët të cilët i kanë të regjistruara studimet e masterit apo ato të doktoraturës dhe dëshirojnë të bëjnë kërkime, hulumtime mbi temat e tyre të magjistraturës dhe doktoraturës. E veçanta e këtyre bursave që i ofron Ambasada e Amerikës është se, i mbulon të gjitha shpenzimet nga viza deri në biletën kthyese”, theksoi Gazmend Iljazi.  Kusht i vetëm për përfitimin e bursave është njohja e gjuhës angleze, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve bëhet në mënyrë transparente.


Publikimi i mëparshëm

Sadik Bejko, Majlinda Rama dhe Luljeta Lleshanaku – tri individualitete të veçanta krijuese

Publikimi i radhës

Në Tetovë do të hapet ekspozita dhe do të përurohet libri që i denoncojnë krimet serbe gjatë luftës së Kosovës

Publikimi i radhës

Në Tetovë do të hapet ekspozita dhe do të përurohet libri që i denoncojnë krimet serbe gjatë luftës së Kosovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.