• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

”Merrja një iso”, platformë digjitale për trashëgiminë kulturore të UNESCO-s

17 vjet më parë, në 25 nëntor 2005, isopolifonia popullore shqiptare u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, e mbrojtur nga UNESCO.

30/10/2022
| Kulturë, Rajon

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka sjellë për të pasionuarit pas isopolifonisë shqiptare një platformë digjitale, sa të pasur aq edhe zbavitëse, për të kuptuar historinë dhe lojën e zërave të kësaj “Trashëgime Kulturore Botërore” të UNESCO-s. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mitrela Kumbaro.

E titulluar “Merrja një iso” kjo platformë është edhe në gjuhën angleze. Në një postim në rrjetet sociale Kumbaro u shpreh se “si e diel që është dua të ndaj me ju një nga gjërat e bukura, madje shumë të bukura, të punëve që kemi bërë. Duket sikur të gjithë e njohim isopolifoninë shqiptare, disa e ndjejmë më shumë se jemi lindur e rritur me të, si puna ime,  disa janë mësuar me këtë lloj muzike që sot është pjesë e “Trashëgimisë Kulturore Botërore” e UNESCO-s, duke e dëgjuar në të gjitha festivalet e aktivitetet kulturore, disa janë kuriozë të kuptojnë se si këndohet kjo këngë me shumë zëra, ku çdo zë është unik, i papërsëritshëm, i pazëvendësueshëm dhe me një rol e kohë të vetën”.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të sjell këtë platformë digjitale, sa të pasur aq edhe zbavitëse, për të kuptuar isopolifonine shqiptare, historinë e saj, lojën e zërave.Ti mund të luash me to, mund të mësosh të këndosh dhe ti !Ama, e preferuara ime është “Vajzë e valëve” një poezi e jashtëzakonshme midis malit dhe detit të isopolifonisë himariote. Dhe mund ta ndash me miq te huaj sepse platforma është në anglisht! Përgëzime MEDIAMIX për këtë punë të arrirë dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që e bënë të mundur”, tha Kumbaro.

17 vjet më parë, në 25 nëntor 2005, isopolifonia popullore shqiptare u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, e mbrojtur nga UNESCO. Ndaj kjo datë është një ditë historike, për mbarë trashëgiminë kulturore shqiptare, por dhe për vetë Shqipërinë. ATSH

 


Publikimi i mëparshëm

“Manifesta 14” në Prishtinë, tërhoqi 800 mijë vizitorë

Publikimi i radhës

Përfaqësues të Fakultetit Filologjik të UT-së, morën pjesë në veprimtarinë shkencore kushtuar 101-vjetorit të themelimit të katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Beogradit

Publikimi i radhës

Përfaqësues të Fakultetit Filologjik të UT-së, morën pjesë në veprimtarinë shkencore kushtuar 101-vjetorit të themelimit të katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Beogradit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.