• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës mori pjesë në Festivalin e Kafesë në Anadoll të Republikës së Turqisë

Në cilësinë e mysafirit, ata e bënë edhe hapjen solemne të këtij festivali, ku në praninë e kryetarit të Komunës nikoqire, Ahmet Cin, e prezantuan temën mbi konsumin e kafesë turke në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga vendet ku importohet.

13/07/2022
| Arsim, Rajon

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi dhe asistenti  i këtij fakulteti, Mr. Sc. Durim Alija e përfaqësuan Universitetin e Tetovës në Festivalin e Kafesë në Anadoll, i cili u mbajt nga data 24-26 qershor 2022 në Pendik të Republikës së Turqisë.

Në cilësinë e mysafirit, ata e bënë edhe hapjen solemne të këtij festivali, ku në praninë e kryetarit të Komunës nikoqire, Ahmet Cin, e prezantuan temën mbi konsumin e kafesë turke në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga vendet ku importohet.

Ky është viti i dytë me radhë që mbahet Festivali i Kafesë Anadolliane, ku tubohen përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë të njohur për prodhimin e kafesë. Pjesëmarrësit e këtij festivali me përmasa ndërkombëtare patën mundësinë që të njihen nga afër me përgatitjen, pjekjen, llojet, historikun dhe degustimin e kafesë. Një nga aspektet më të veçanta të festivalit janë edhe koncertet që mbahen gjatë festivalit. Festivali i Kafesë Anadolliane e bashkon kafen, muzikën dhe argëtimin së bashku me ekspertët në fushën e prodhimtarisë së kafesë.

Sipas dekanit të FTTU-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, përvojat e këtilla janë shumë të nevojshme pasi mësohen shumë gjëra të reja në aspektin profesional nga ekspertë të fushës përkatëse, të cilët kanë përvojë shumëvjeçare dhe të njëjtat mundohemi t’i implementojmë edhe në Universitetin tonë, gjegjësisht në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit.


Publikimi i mëparshëm

ABETARJA E PËRBASHKËT ËSHTË HAPI I PARË…

Publikimi i radhës

AMERIKA – SHPALLJA E PAVARËSISË DHE DEKLARATA E PAVARËSISË

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

AMERIKA – SHPALLJA E PAVARËSISË DHE DEKLARATA E PAVARËSISË

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.