• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Ja pse duhet ta vizitoni një fushë me livanda

Përveç pamjes spektakolare, që të ofrojnë fushat e lulëzuara dhe aromës, prej livandës mund të kesh shumë përfitime të tjera.

01/07/2022
| Bota, Spektër

Ardhja e verës, njofton edhe çeljen e livandës, asaj lules ngjyrë vjollcë, që shihni nëpër fotot e bukura të Instagram-it. Ato njihen për aromën e tyre të veçantë, që transmetohet në ajër sa herë, që “deti i luleve” valëvitet. Por përveç pamjes spektakolare, që të ofrojnë fushat e lulëzuara dhe aromës, prej livandës mund të kesh shumë përfitime të tjera.

Për shekuj me radhë lulja është përdorur si ilaç për dhimbjet dhe djegiet. Gjithashtu pretendohet se, ndihmon edhe në çështjet e shëndetit mendor si; ankthi dhe stresi. Dr. Nilufar Ahmed, një psikoterapiste dhe psikologe nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe thotë se, aroma e livandës ka një efekt relaksues.

“Ai redukton simptomat e ankthit, duke ulur rrahjet e zemrës dhe duke rregulluar frymëmarrjen”, tha ajo për CNN.

Livanda përmban një përbërës natyral me aromë të fortë, i quajtur linalool, që gjendet zakonisht në fruta, lule dhe barishte; si portokalli dhe trëndafilat. Ahmed tha se, livanda mund të reduktojë stresin e përditshëm, si dhe të paralajmërojë ata që vuajnë nga ankthi, në mënyrë që të kërkojnë ndihmë profesionale. Shumë studime kanë treguar gjithashtu se, livanda mund t’ju ndihmojë edhe me gjumin. Por specialisti Kevin Morgan, një profesor i psikologjisë në Universitetin Loughborough, në Britani, e quajti kërkimin “pjesërisht të dobët”, pasi fokusohet vetëm në grupe të vogla.

“Shëndeti mendor dhe gjumi shkojnë dorë për dore, njëri ndikon tek tjetri”, tha psikologu Ahmed, duke e hedhur poshtë teorinë e Kevin Morgan. Ajo thotë se, një simptomë e njohur e depresionit është çrregullimi i gjumit.

Por, edhe vetëm të qenit jashtë në natyrë, mund të jetë e dobishme për shëndetin mendor, duke ju bërë që të flini më mirë. Një studim i botuar në vitin 2020 zbuloi se, edhe periudhat e shkurtra jashtë në natyrë reduktonin ndjenjat e ankthit, stresit dhe depresionit. Liberale.al


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Publikimi i radhës

Aurel Plasari: Z. President keni kryer disa akte në mbështetje të studimeve albanologjike

Publikimi i radhës

Aurel Plasari: Z. President keni kryer disa akte në mbështetje të studimeve albanologjike

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.