• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Aurel Plasari: Z. President keni kryer disa akte në mbështetje të studimeve albanologjike

Gjatë fjalës së tij me rastin e pranimit të dekoratës Plasari shprehu falënderime duke e konsideruar zbukurim për punën e tij dhe veçanërisht për shkak të emrit të një figure që i ka “pushtuar vitet e tij të punës”.

01/07/2022
| Kulturë, Shqipëri

Studiuesi Aurel Plasari u dekorua sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Gjatë fjalës së tij me rastin e pranimit të dekoratës Plasari shprehu falënderime duke e konsideruar zbukurim për punën e tij dhe veçanërisht për shkak të emrit të një figure që i ka “pushtuar vitet e tij të punës”.  Plasari theksoi që zhvillimi i dijeve humanistike është në lidhje të ndërsjellë me zhvillimin e një shoqërie.

Fjala e plotë:

I nderuar z. President,

Ju falenderoj për vlerësimin që më bëni duke më akorduar këtë dekoratë, që nga vetë prejardhja e fjalës do të thotë “zbukurim”. Ma keni zbukuruar punën. Veçan ju falenderoj ngaqë kjo dekoratë mban emrin e një figure që m’i ka pushtuar shumë nga vitet e mia të punëve, por duke i shndërruar edhe në vite “dashurie”. Figura e Gjergj Kastriotit ka zotëruar në monografinë tanimë të vlerësuar Skënderbeu: një histori politike (2010), doemos që ka nxjerrë krye edhe në përmbledhjen me ese Rrëmbimi i Europës (2008), në punimin monografik Shqipëria dhe shqiptarët në ‘Europën’ e Piut II (2014), deri në atë më në fundit Arbni gjeografik, historik, politik dhe kishtar (2019).

Me mirëkuptimin tuaj, kam ftuar në këtë ditë të mirë për mua një numër modest miqsh, kolegë dhe bashkëpunëtorë, punonjës shkencorë, ndër ta botues dhe njerëz të medias. Me mundësitë e tyre, ata më kanë mbështetur në çfarë kam shkruar e në çfarë më është dashur të botoj. I veçoj miqtë e medias, sepse pa dashamirësinë e tyre për albanologjinë, për debatet mbi historinë dhe rishkrimin e saj, neve që shkruajmë do të na mbetej të flisnim me veten ose, shumë-shumë, vetëm koleg me koleg.

Përveç këtij akti të sotëm, ju z. President keni kryer disa akte në mbështetje të shpallur të studimeve albanologjike dhe të institucioneve të tyre. Duke shprehur një mbështetje të tillë për studimet në fjalë dhe institucionet përfaqësuese të tyre, keni nderuar institucionin që përfaqësoni dhe më lejoni t’jua përsëris falenderimet për ato akte që ngrenë peshë në një kohë jo ndër më të mirat për studimet albanologjike, ndonëse nuk është kjo ceremoni vendi për t’i bërë anatomi një kohe të këtillë.

Vetë nuk jam ëndërrimtar në kuptimin leninist, pra jam i ndërgjegjshëm që zhvillimi i atyre që i quajmë në gjuhën profesionale dije humanistike është në lidhje të ndërsjellë me zhvillimin e një shoqërie të tërë. Vetëm duke u zhvilluar sa më shumë një shoqëri do përparojnë më shumë edhe dijet humanistike duke u bërë edhe ato vetë, nga ana e tyre, kontribuese të zhvillimit të shoqërisë.

Edhe për këtë arsye vlerësimin që më bëni sot me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e konsideroj një akt më shumë në të mirë të studimeve albanologjike sidomos në rrethanat e një kohe, siç e cilësova, jo ndër më të mirat për studime të tilla.

Ju faleminderit.

 


Publikimi i mëparshëm

Ja pse duhet ta vizitoni një fushë me livanda

Publikimi i radhës

SHOTE GALICA – LUFTËTARE PËR BASHKIM KOMBËTAR

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

SHOTE GALICA - LUFTËTARE PËR BASHKIM KOMBËTAR

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!