• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Prorektori për Shkencë i UT-së, Prof. Dr. Hazir Pollozhani e vizitoi Universitetin IMC në Krems të Austrisë dhe Institutin e bujqësisë në Sombor të Vojvodinës

18/05/2022
| Arsim, Rajon

Prof. Dr. Hazir Pollozhani, Prorektor për shkencë i Universitetit të Tetovës, së bashku me Doc. Dr. Bardhyl Limanin, nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë u pritën në një takim nga Rektori i Universitetit IMC të Kremsit, Prof. (FH) Mag. Dr. Martin Waiguny, Dr. Kristian Moser – profesor dhe Zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë së Austrisë së Poshtme, Gerhard Dummer – Drejtor i Financave në Komunën e Shtokeraut në Austri dhe Setki Ibraimi – Këshilltar komunal në Komunën e Shtokeraut.

Në këtë takim pune, me nikoqirët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit IMC Kremsit dhe Komunës së Shtokerau (Vjenë – Austri), në drejtim të hapjes së programeve të përbashkëta të studimit, organizimin e aktiviteteve shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik dhe projekteve të përbashkëta etj.

Gjatë takimit, Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani dhe Doc. Dr. Bardhyl Limani u njohën me ecurinë dhe formën e studimeve, fakultetet, si dhe programet studimore që ofron universiteti IMC, gjithashtu, ata i vizituan hapësirat e universitetit, për të parë nga afër ambientet e zhvillimit të mësimit, amfiteatrot, zyrat e konferencave, laboratorët e Fakultetit të Muzikoterapisë, Administrim  Biznesit, Inxhinierisë Digjitale, Mjekësisë, Fizioterapisë, Farmacisë Bioteknologjisë, si dhe laboratorët kërkimorë-shkencorë.

Po ashtu, Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani dhe Doc. Dr. Bardhyl Limani, në Sombor të Vojvodinës e vizituan Institutin e Agronomisë, ku u pritën nga drejtori institutit, nga i cili u njohën nga afër me punën, si dhe formën e funksionimit të  Institutit të Agronomisë.

Po ashtu, ata i vizituan hapësirat e institutit, duke parë laboratorët për cilësinë dhe certifikimin e farërave dhe produkteve bujqësore, laboratorin për analizat e tokës, laboratorin e fitopatologjisë, laboratorin e entomologjisë, si dhe të bankës gjenetike të farërave të kultivarëve vendorë të kulturave perimore, kulturave të lavërtarisë, si dhe kulturave industriale.

Në fund të kësaj vizite palët u pajtuan për bashkëpunim në të ardhmen, shkëmbime të ekspertizës profesionale dhe akademike.


Publikimi i mëparshëm

Të kuptosh mes keqkuptimesh

Publikimi i radhës

Futbollisti i njohur Agim Ibrahimi e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës në Fakultetin e Kulturës Fizike në UT

Publikimi i radhës

Futbollisti i njohur Agim Ibrahimi e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës në Fakultetin e Kulturës Fizike në UT

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.