• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës në partneritet me Universitetin “Aleksandër Moisiu” e organizuan Konferencën e Tretë Ndërkombëtare (ISCOIM 2022)

Në këtë veprimtari shkencore të organizuar nga departamenti i Marketingut nga Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, akademikë dhe hulumtues shkencorë, përfaqësues të biznesit dhe profesionistë të fushës së marketingut, patën mundësi që t’i prezantojnë punimet e tyre, të diskutojnë rreth fushës së marketingut dhe sfidave që kanë lindur si pasojë e pandemisë, si dhe të krijojnë rrjete të reja bashkëpunimi. 

30/03/2022
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës ( Prof. Dr. Arjeta Amzai, Prof. Dr. Sheherzada Murati, Doc. Dr. Hasim Dehari dhe Doc. Dr. Elsana Aqifi ), më 25 dhe 26 mars 2022 mori pjesë në punimet e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare, me temë: “Rizbulimi i marketingut në kohën e pandemisë” (ISCOIM 2022), që u mbajt në Durrës të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë veprimtari shkencore të organizuar nga departamenti i Marketingut nga Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, akademikë dhe hulumtues shkencorë, përfaqësues të biznesit dhe profesionistë të fushës së marketingut, patën mundësi që t’i prezantojnë punimet e tyre, të diskutojnë rreth fushës së marketingut dhe sfidave që kanë lindur si pasojë e pandemisë, si dhe të krijojnë rrjete të reja bashkëpunimi.

Pjesëmarrësit e konferencës së lartpërmendur konstatuan se efektet negative të pandemisë globale kanë përfshirë dimensione të shumta, të cilat reflektojnë në ekonomitë nacionale. Duke marrë parasysh se ekonomitë e vendeve në rajon janë kryesisht ekonomi të vogla, është e kuptueshme se pasojat e zhvillimeve kanë ndikuar në rënien e aktiviteteve të brendshme ekonomike, po ashtu edhe nga reflektimet e ekonomisë globale në përgjithësi. Sipas tyre, për t’i evidentuar pasojat duhen realizuar studime të mirëfillta dhe analiza e autoriteteve kompetente, si faktorë kyç që do të ndihmonin në ringritjen e ekonomive sidomos  në shtetet ku pandemia ka qenë më e përhapur.

Konferenca u organizua në partneritet me Universitetin e Tetovës dhe disa universitete ndërkombëtare, kombëtare dhe rajonale, me të cilët njësitë përkatëse akademike zhvillojnë bashkëpunim në kuadër të projekteve të përbashkëta, kërkimeve shkencore etj.

Publikimi i mëparshëm

Me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë në Universitetin e Tetovës u përurua Klinika Juridike

Publikimi i radhës

UT dhe rrjeti ndërkombëtar Aurora zhvilluan trajnimin me temë: Sipërmarrësia shoqërore, Diversiteti dhe përfshirja

Publikimi i radhës

UT dhe rrjeti ndërkombëtar Aurora zhvilluan trajnimin me temë: Sipërmarrësia shoqërore, Diversiteti dhe përfshirja

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.

  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!