• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Ditën ndërkombëtare të gruas, UT organizoi tribunën e muzikologjisë

Pjesëmarrësve në këtë manifestim, me fjalë rasti ju drejtua edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se Universiteti i Tetovës, përpos shënimit të festave të tjera edhe festës së 8 Marsit i kushton po të njëjtën rëndësi dhe se përherë e shënojnë në mënyrë institucionale.

08/03/2022
| Arsim, Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës sot u shënua 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas. Me këtë rast u mbajt tribuna e muzikologjisë, me moton “Gratë në kulturë”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës e vendit tonë. Manifestimin e shpalli të hapur profesoresha e Fakultetit të Arteve, Besiana Mehmedi, e cila shprehu falënderime për udhëheqësit e Universitetit të Tetovës dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen që vazhdimisht u japin grave artiste.

Pjesëmarrësve në këtë manifestim, me fjalë rasti ju drejtua edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se Universiteti i Tetovës, përpos shënimit të festave të tjera edhe festës së 8 Marsit i kushton po të njëjtën rëndësi dhe se përherë e shënojnë në mënyrë institucionale. “Ideja për shënimin e Ditës ndërkombëtare të grave lindi për herë të parë në fillim të shekullit XX, në periudhën e industrializimit të shpejtë dhe të ekspansionit ekonomik, kur për shkak të kushteve të rënda të punës shpesh organizoheshin protesta. Më 8 mars të vitit 1857, femrat e punësuara në industrinë e veshjeve dhe të tekstilit demonstruan publikisht në Nju-Jork. Punëtoret e  tekstilit protestonin për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta. Demonstratat i shpërndau policia. Dy muaj më vonë, po këto femra themeluan edhe sindikatën. Më 8 mars, protesta organizoheshin edhe në vitet vijuese. Më e njohur prej tyre është protesta e vitit 1908, kur 15.000 femra marshuan në Nju-Jork duke kërkuar orar pune më të shkurtër, paga më të mira dhe të drejtë vote”, theksoi Rektori i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili.

Këtë manifestim e përshëndeti edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri. Ai tha se është kënaqësi që sot artistet shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut na bëjnë krenar gjithkund nëpër botë. “Hapja e Universitetit të Tetovës në vitin 1994 dhe krijimi i Fakultetit të Arteve krijoi një moment të ri për artistet shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lufta e vitit 2000, ashtu siç imponoi përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, detyrimisht që krijoi një proces paralel të përfaqësimit të femrës shqiptare në institucione. Sot, femra shqiptare është e pranishme në të gjitha segmentet e ekzekutivit dhe të qeverisjes, është përfaqësuese legjitime në Parlamentin, në qarqet akademike dhe realisht, këto 20 vitet e fundit është bërë shumë punë e mirë, por sfidat e së ardhmes janë të përbashkëta dhe ne bashkërisht do të sfidojmë çdo pengesë dhe do të punojmë bashkë për të eliminuar çdo lloj padrejtësie, deri në krijimin e një ambienti mos diskriminues, dhe krejt për fund, dëshiroj që t’ua uroj këtë ditë të shënuar, të ju uroj shëndet dhe suksese në jetë”, tha Valmir Aziri.

Në këtë ngjarje eksperiencat e tyre jetësore i rrëfyen edhe shumë emra të njohur të kulturës shqiptare, në mesin e të cilave, sopranoja e operës shqiptare Edit Mihali, profesoresha e muzikologjisë Zana Shuteriqi, pianistja Rudina Ciko, aktorja strugane Ilire Vinca, prodekania për shkencë e Fakultetit të Arteve, Prof. Inord. Jëlldëz Asani, profesoresha e Fakultetit të Arteve, Prof. Inord. Arjana Koriu – Grubi, si dhe dirigjentja e parë femër shqiptare në Maqedoni Agona Çupi.

Në kuadër të këtij manifestimi u realizua edhe një program artistik, ku performuan artistët: Besiana Mehmedi, Pranvera Hoxha, Alba Muçolli, Nita Grubi, Zana Zumeri dhe Flamure Abdullahu.

 Për panelistët dhe artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet Rektori i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili, në shenjë respekti për kontributin e tyre u ndau nga një mirënjohje, kurse grave të tjera pjesëmarrëse në këtë manifestim iu ndanë lule.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës e shënoi 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Publikimi i radhës

Çernobili si frikë në jetë dhe art

Publikimi i radhës

Çernobili si frikë në jetë dhe art

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.