Vendi i termocentralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainën veriore ka qenë i rrethuar për më shumë se tri dekada nga një zonë përjashtimi prej 2,600 kilometra katrorë. Më 26 prill 1986, Çernobili u shkri si rezultat i gabimit njerëzor, duke lëshuar sasi të mëdha të grimcave radioaktive dhe gazrave në peizazhin përreth, 400 herë më shumë radioaktivitet në mjedis sesa bomba atomike e hedhur në Hiroshima. E vendosur për të përmbajtur ndotësit radioaktivë, zona e përjashtimit mbron gjithashtu rajonin nga shqetësimet njerëzore.
Plagët e hapura nga Çernobili janë të padëshirueshme nga njerëzimi prandaj, edhe armët bërthamore që kanosin qetësinë botërore dhe ekzistencën e njeriut, janë poaq të padëshiruara. Ndoshta bota nuk dëshiron liderë despotikë, në vend që të udhëhiqet nga institucione normale të bazuara në demokraci. Historia e Çernobilit është mjaft shokuse, sepse ishte aq tinëzare ideja e atëhershme dhe instikti totalitar sovjetik që po e shohim sot në një kaos të dytë të Çernobilit. Në momente terrori njerëzit u kthehen deluzioneve të tyre. Katastrofa e Çernobilit është përfaqësuar në filmat artistikë në tri vendet më të prekura nga fatkeqësia bërthamore: Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia. Filmat nga të tri këto vende përfaqësojnë Çernobilin si një ngjarje apokaliptike që bën të mundur rilindjen personale. Megjithëse konteksti i kësaj rilindjeje është i larmishëm, ngaqë mund të jetë politik, emocional/seksual, fetar ose ekzistencial.
Në filmin e Çernobilit me aktorët Jared Harris dhe Emily Watson, pjesa imagjinare del në një përballje sa të paimagjinueshme, aq reale. Kalojnë kufirin nga trillimi, në krijimin e një gënjeshtre.
Cila është kostoja e gënjeshtrave? – Rreziku është se nëse dëgjojmë shumë gënjeshtra, atëherë nuk e dallojmë të vërtetën. Çfarë na mbetet përveç se të braktisim shpresën e së vërtetës, të kënaqemi me histori? – Në ato histori, nuk ka rëndësi kush është heroi, ajo çfarë duhet të dimë është se kush është fajtori. Një botë e drejtë është një botë e shëndetshme. Nuk ka asgjë të shëndetshme te Çernobili. Në fund, megjithatë, asnjë nga këto nuk ka vërtet rëndësi. Sepse filmat marrin një të vërtetë në bazë të drejtë që katastrofa e Çernobilit ishte më shumë për gënjeshtra, mashtrime dhe një sistem politik të kalbur, sesa për inxhinieri të keqe ose menaxhim dhe trajnim të pafavorshëm. Sot në luftën midis Rusisë dhe Ukraniës po kanoset një rrezik i mundshëm i dytë i Çernobilit, pasi Rusia dëshiron të kontrollojë reaktorin bërthamor të Çernobilit. Shpresojmë që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet, sepse kjo do të rezultonte në një shpallje lufte kundër të gjithë botës. Do të ishte, pra, një luftë kundër njerëzimit. Nacionale