Si pritet të ndryshojë Tregu i Punës në dekadën e ardhshme?
Byroja Amerikane e Statistikave të Punës (BLS) parashikon që nga viti 2020-2030, do të krijohen 11.9 milionë vende të reja pune – një norme e përgjithshme rritje prej 7.7%. Sidoqoftë, disa vende pune do të pësojnë një rritje që e tejkalon ketë mesatare.
Më poshtë do të gjeni vendet e punës që po pësojnë rritjen më të shpejtë dhe ato që pritet të pësojnë uljen më të shpejtë, si dhe sa paguhen secila prej tyre.
20 profesionet që po pësojnë rritjen më të shpejtë
Ky studim nuk përfshiu karrierat që u ndikuan nga mbylljet e pandemisë pasi përfundimet nuk do të reflektonin rezultatet afatgjata.
Teknikët e turbinave të erës pritet të pësojnë rritjen më të shpejtë, të ndjekur nga instaluesit e paneleve diellore. Kjo rritje vjen si rezultat i kërkesës së lartë për energji të rinovueshme si dhe ndërgjegjësimit mjedisor. Sidoqoftë, këto profesione janë relativisht të pakta ndaj të dy këto karriera do të rezultojnë në vetëm rreth 11,000 vende të reja pune.
9 nga 20 profesionet që do të pësojnë rritjen më të madhe ndodhen në fushën e shëndetësisë. Arsyet përfshijnë faktin që brezi i njohur si baby-boomer apo ata që kanë lindur nga viti 1946-1964, do të vazhdojnë të plaken dhe sëmundjet kronike janë gjithmonë në rritje.
Ndihmësit e shtëpive apo kujdestarët personal, të cilët ndihmojnë me detyrat e përditshme dhe ato rutinore të lidhura me shëndetin, që përfshijnë kujdesin higjenik dhe ushqyerjen, do të prodhojnë mbi 1 milionë vende pune të reja në dekadën e ardhshme. Kjo do të përbëjë më shumë se 10% të të gjithë vendeve të reja të punës që do të krijohen në këtë periudhë (nga 2020-2030).
Fatkeqësisht, këto profesione janë edhe ata që paguhen më pak në këtë listë.
Profesionet kompjuterike dhe ato të lidhura me matematikën pritet të kenë një rritje të madhe. BLS parashikon një rritje në kërkesë për profesionet e sigurisë së IT apo edhe programuesit e software-ve, dhe një ndikim të rëndësishëm do të ketë rritja e interesit të njerëzve për të punuar nga shtëpia dhe si dhe rritja e vazhdueshme në kërkesën e mbrojtjes nga sulmet kibernetike.
20 profesionet që pritet të pësojnë rënien më të madhe
Ndryshimet strukturore në ekonomi do të ndikojnë në uljen e kërkesës për profesione të caktuara. Këto janë 20 karrierat që pritet të pësojnë uljen më të shpejtë gjatë dekadës së ardhshme.
8 nga 20 profesionet e mëposhtëm janë punë zyre apo suport administrativ. Kjo ulje mund të bëhet shkak për shqetësim real, pasi për momentin kjo kategori përbën rreth 13% të të gjithë punësimit në SHBA – që është edhe kategoria më e madhe.
Profesionet e përfshira në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe shitjet gjithashtu po pësojnë ulje.
Në të gjitha rastet, arsyeja kryesore mendohet të jetë automatizimi – apo robotizimi. Për shembull, programet e software-it që e konvertojnë automatikisht zërin në tekst, do t’i ulin në mënyrë drastike profesionet e daktilografistëve.
Ndërkohë që punët që normalisht pësojnë ulje janë ato që marrin paga relativisht të ulta, gjendet 1 rast i veçantë.
Operatorët e reaktorëve nuklearë që normalisht marrin një pagë që i tejkalon $100,000 dollarë në vit, do të pësojnë një ulje të thellë prej -33%. Arsyeja është sepse që nga vitit 1990, nuk është hapur asnjë central i ri nuklear dhe fakti që energjia nukleare po përballet me një konkurrencë të fortë nga burimet e energjisë së rinovueshme.
Profesionet që po pësojnë rritjen më të shpejtë
Profesioni Paga mesatare në vitin 2020
Teknikët e turbinave të erës $56,230
Praktikuesit e Infermierisë $111,680
Instaluesit e Paneleve Solare $46,470
Ekspertët e Statisikës $92,270
Asistentët e fizioterapisë $59,770
Analistët e sigurisë së informacionit $103,590
Kujdestarët personal të shëndetit $27,080
Manaxherët e shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore $104,280
Shkencëtarët e të dhënave dhe profesione të tjera të shkencave matematikore $98,230
Asistent doktor $115,390
Epidemiolog $74,560
Ekspert Logjistik $76,270
Patologë të gjuhës së folur $80,480
Trajner kafshësh $31,520
Programues $57,740
Këshilltar gjenetik $85,700
Profesionet që pritet të pësojnë rënien më të madhe
Profesioni Paga mesatare në vitin 2020
Procesues fjalësh dhe daktilograf $41,050
Punëtorët e parkingut $42,070
Operatorët e centralëve nuklearë $104,040
Punonjësit e makinerive prerëse $31,630
Operatorët Telefonik $37,710
Ndreqësit e orëve $45,290
Agjentët e shitjes shtëpi-më-shtëpi dhe shitësit ambulant $29,730
Operatorët e komutatorëve $31,430
Arkivistët e të dhënave $34,440
Operatorët e makinerive të këpucëve $30,630
Sekretarët ligjorë dhe asistentët administrative $48,980
Dizajner lulesh $29,140
Sekretarët ekzekturiv dhe asistentët ekzekutiv $63,110
Instaluesit e ËI-FI dhe mobile $35,120
Telemarketing $27,920
Punonjësit e sporteleve $35,590. Gazeta Liberale