• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Dritëhijet shpirtërore, zhgënjimin që ndjejmë, dashuritë që rikthejmë / Ekspozita personale e Valmir Azirit

Valmir Aziri, përmes 30 veprave të ekspozuara në Qendrën informative të kulturës , të punuara me dorë dhe përmes kompjuterit provokon dhe nxit publikun të reflektojë jo vetëm përmes imazhit, ngjyrës, por edhe fjalëve të urta e citateve të tipografuara. Dashuria e hipokrizia, shpresa e zhgënjimi, fati e rastësia janë temat që dominojnë dhe përshkojnë punimet

17/06/2021
| Kulturë, Maqedoni

Evis HALILI – Përmes një praktike të lëvruar pak dhe relativisht të re tek ne, grafikës digjitale, artisti Valmir Aziri, ka prezantuar ciklin më të ri të krijimtarisë së tij, të titulluar “Dridhjet shpirtërore të digjitalizuara”. Pionieri i grafikës dixhitale, Aziri, përmes 30 veprave të ekspozuara në Qendrën Informative të kulturës , të punuara me dorë dhe përmes kompjuterit provokon dhe nxit publikun të reflektojë  jo vetëm përmes imazhit, ngjyrës, por edhe fjalëve të urta e citateve të tipografuara. Punimet, siç shpjegon Aziri, fuzionojnë disa degë të artit figurativ, si vizatimi, piktura, grafika, dizajni, tipografia, shkruan gazeta KOHA.

“Kështu arrij në atë që unë e quaj vepër digjitale, por që i ka brenda të gjitha elementet e një vepre artistike, si kompozicioni, tekstura, loja e figuracionit stilistik. Kjo është ekspozita e dytë në këtë format (2016) dhe mund të them se është një shteg i ri që po e shkel dhe si i tillë kuptohet që ka edhe rreziqet e veta. Në këtë cikël të punuar gjatë pandemisë sjell dritëhijet shpirtërore, zhgënjimin që ndjejmë dashuritë që rikthejmë”, thotë Aziri. Dashuria e hipokrizia, shpresa e zhgënjimi, fati e rastësia janë temat që dominojnë dhe përshkojnë punimet. Për shembull shpresa vjen në një punim që përmban shprehjen – “S’ka asgjë të mirë në plakjen e një burri, përveç atë që i rritet vajza”.

Ndërsa ciklin autori e mbyll me veprën që përcjell dashurinë për kombin dhe traditën që përmban po ashtu tipografinë – “Veshjet e shqiptarit mund të ishin të vjetra, apo të mbajtura keq për shkak të varfërisë, por armët, armët ishin si “sahat zviceran”…. nuk zhgënjenin kurrë”. Siç thotë kritikja Jilldez Hasani, veprat e Azirit, të ftojnë të rrëmosh në shpjegimin kuptimplotë edhe te detajet më të vogla. Ndërsa transformimin dhe çlirimin, fuqinë dhe bashkimin, rritjen dhe ringjalljen ai na e përcjell në çdo grafikë digjitale me paraqitjen e drurit, i vetëdijshëm për sensin e fshehur të tij.

“Çdo grafikë ilustron një dikotomi të natyrshme të jetës, pra, anën e butë dhe të egër të saj. Për ta njohur lumturinë, duhet njohur patjetër edhe dhimbjen e cila ekziston përtej zonës së dukshme… Pikësynimi artistik i Valmirit, është i pandashëm nga kërkimi i tij brenda ‘dridhjeve shpirtërore’, ndonëse ai nuk e braktis realitetin, por përkundrazi e thekson atë nëpërmjet fjalëve të urta të vizualizuara përmes tipografive të ndryshme. Ndërkaq, përmes simboleve, formave, kaligrafive, ngjyrave dhe shenjave të përdorura përcjell mesazhe me kuptime të qarta. Elementet vizuale i ekuilibron me mjeshtëri, kurse, duke krijuar kështu lidhje kohezive të tyre ai i jep energji hapësirës. Për të unifikuar forma të ndryshme brenda një modeli,si dhe për ta përqendruar vëmendjen te shenjat vizuale, ai na nxit që t’i vëzhgojmë me kujdes realizimet e tij artistike dhe po të njëjtat ti bëjmë referenca për shpjegimet tona”, thotë kritikja Jilldiz Asani. Koha.mk

 


Publikimi i mëparshëm

Jeton Pustina: “Vera e Kulturës Tetovare” -freski dhe ushqim shpirtëror për artdashësit

Publikimi i radhës

Zija Çela: Prush në mish

Publikimi i radhës

Zija Çela: Prush në mish

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.