• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Shkatërrimi i biodiversitetit do të ketë pasoja fatale për njerëzimin

Kryetari i Shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani foli për ecurinë e projektit dhe implementimin e tij edhe në Komunën e Tearcës.  Ai po ashtu shtoi se projekti ka për synim informimin profesional-shkencor për florën dhe faunën; sensiblizimin e shoqërisë për rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit; ndalimin e prerjes dhe të çdo dëmtimi tjetër të pyjeve; pyllëzimin e  pyjeve të shkatërruara, si dhe mbrojtjen e botës shtazore.

16/10/2024
| Maqedoni, Veprimtaria shkencore

Në vijim të realizimit të fazës së parë të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në Мalin Sharr – imperativ shoqëror”, sot (16 tetor 2024), Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” – Tearcë, e organizoi tribunën e radhës para nxënësve të këtij institucioni të arsimit fillor.

Kryetari i Shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani foli për ecurinë e projektit dhe implementimin e tij edhe në Komunën e Tearcës.  Ai po ashtu shtoi se projekti ka për synim informimin profesional-shkencor për florën dhe faunën; sensiblizimin e shoqërisë për rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit; ndalimin e prerjes dhe të çdo dëmtimi tjetër të pyjeve; pyllëzimin e  pyjeve të shkatërruara, si dhe mbrojtjen e botës shtazore.

Ndërsa Agron Salihi, në cilësinë e ekspertit u shpreh se biodiversiteti, aktualisht është një ndër problemet më të mëdha në botë. “Është vlerësuar se rrjedha me këtë trend të kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqesë rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund të sjellë pasoja të rënda në natyrë. Sipas të dhënave më të reja shkencore nga viti 1992 kur u mbajt Samiti i Rios, rreth 11,4 % e mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm në 50 vitet e fundit, veprimet e njeriut e kanë ndryshuar diversitetin e jetës në planet më tepër se në çdo etapë tjetër të historisë së njerëzimit. Ekspertët supozojnë se nëse do të vazhdohet me këtë trend, humbja e biodiversitetit do të ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se me ritmet e sotme të shpyllëzimeve brenda 25 deri 30 viteve të ardhshme do të zhduken deri 10% të llojeve të njohura në planet.”- deklaroi Agron Salihi.

Në përfundim të ligjëratës së tij para nxënësve, ai tha se pasojat e kësaj humbjeje do të reflektohen edhe në ekonominë botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afërsisht 40% e ekonomisë botërore dhe 80% e nevojave të njeriut, plotësohen nga resurset biologjike.

Mbajtja e tribunës së sipërpërmendur u mirëprit nga autoritetet e shkollës dhe u vlerësua se informimi dhe sensibilizimi i nxënësve dhe jo vetëm, për dukuri që e rrezikojnë ekosistemin natyror, është i domosdoshëm.

Projekti “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror” realizohet nga Shoqata “Tradita” në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (Korab – Koritnik – Mali Sharr dhe Alpet Shqiptare), i mbështetur nga CNVP-PONT.

Shënim: Mbështetja e CNVP-së ndaj këtij publikimi nuk tregon miratim të përmbajtjes, për arsye se përmbajtja është përgjegjësi e autorëve. CNVP-ja nuk mban përgjegjësi për informacionet e këtij publikimi.

Уништувањето на биодиверзитетот ќе има фатални последици за човештвото

Во текот на спроведувањето на првата фаза од проектот „Заштита на биодиверзитетот на флората и фауната на Шар Планина – социјален императив“, денес (16 октомври 2024 година), Здружението за култура и уметност „Традита“-Тетово, во основното училиште „Кирил Пејчиновиќ“ – Теарце, организираше трибина пред учениците на оваа основна образовна установа.

 Претседателот на Здружението „Традита“, Селам Сулејмани, зборуваше за напредокот на проектот и неговата имплементација во Општина Теарце. Тој исто така додаде дека проектот има за цел професионално-научно информирање за флората и фауната, подигнување на свеста во општеството за важноста од заштитата на биодиверзитетот, запирање на сечењето и секое друго оштетување на шумите, пошумување на уништените шуми, како и заштита на животинскиот свет.

Агрон Салихи, во својство на експерт, изјави дека биодиверзитетот е еден од најголемите глобални проблеми. „Се проценува дека тековниот тренд на закани за екосистемите на природата, претставува ризик за иднината на човештвото и може да предизвикува сериозни последици во природата. Според најновите научни податоци, од 1992 година, кога се одржа Самитот во Рио, околу 11,4% од недопрените природни средини во светот се изменети од човекот. Се претпоставува дека само во последните 50 години, човечките активности го променија биодиверзитетот на планетата повеќе од секоја друга етапа од историјата на човештвото. Експертите проценуваат дека доколку продолжи овој тренд, загубата на биодиверзитетот ќе има фатални последици за човештвото. Најновите научни проценки предвидуваат дека со сегашните стапки на уништување на шумите, во следните 25 до 30 години може да исчезнат до 10% од видовите познати на планетата.“- изјави Агрон Салихи.

Во завршниот дел од неговото предавање пред учениците, тој рече дека последиците од оваа загуба ќе се одразат и врз глобалната економија и општествениот развој во целина, имајќи предвид дека околу 40% од светската економија и 80% од човечките потреби се задоволуваат од биолошките ресурси.

Одржувањето на горенаведената трибина беше позитивно прифатено од училишните власти и беше оценето дека информирањето и подигањето на свеста на учениците, но и на пошироката јавност, за појавите кои го загрозуваат природниот екосистем, е неопходно.

Проектот „Заштита на биодиверзитетот на флората и фауната на Шар Планина – социјален императив“ се спроведува од Здружението „Традита“ во рамките на проектот „Одржливо користење на природните ресурси (Кораб-Коритник – Шар Планина и Албанските Алпи), поддржан од CNVP-PONT.

Забелешка: Поддршката на CNVP за оваа публикација не претставува одобрување на содржината, бидејќи содржината е одговорност на авторите. CNVP не е одговорен за информациите во оваа публикација.


Publikimi i mëparshëm

Më 14 tetor 1929 – shovinistët serbë e vranë Atë Shtjefën Gjeçovin

Publikimi i radhës

Doli nga shtypi libri i autorëve, prof. dr. Berton Sulejmanit dhe mr. Dëfrim Saliut, me titull “Bibliografi e revistave “Filologjia” dhe “Albanologjia”

Publikimi i radhës

Doli nga shtypi libri i autorëve, prof. dr. Berton Sulejmanit dhe mr. Dëfrim Saliut, me titull "Bibliografi e revistave "Filologjia" dhe "Albanologjia"

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.