• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Doli nga shtypi libri i autorëve, prof. dr. Berton Sulejmanit dhe mr. Dëfrim Saliut, me titull “Bibliografi e revistave “Filologjia” dhe “Albanologjia”

Nëpërmjet këtij libri, autorët, prof. Berton Sulejmani dhe prof. Dëfrim Saliu, dëshirojnë që të dokumentojnë dhe të paraqesin të gjitha punimet shkencore të studiuesve, të cilët, punimet e tyre i kanë prezantuar ndër vite gjatë zhvillimit të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë dhe konferencës shkencore të Fakultetit Filologjik dhe më pas, të njëjtat, i kanë dërguar dhe janë botuar në revistat në fjalë.

22/10/2024
| Arsim, Rajon

Ky libër bibliografik jep të dhëna të sakta të punimeve shkencore të botuara në revistat „Albanologjia“ dhe „Filologjia“, të cilat i boton Universiteti i Tetovës. Botimi i këtij libri paraqet një përpjekje të autorëve për të përmbledhur në një vend të gjithë aktivitetin shkencor, përkatësisht botimet shkencore të Universitetit të Tetovës në fushën e albanologjisë dhe të filologjisë për periudhën kohore 2007 – 2024.

Nëpërmjet këtij libri, autorët, prof. Berton Sulejmani dhe prof. Dëfrim Saliu, dëshirojnë që të dokumentojnë dhe të paraqesin të gjitha punimet shkencore të studiuesve, të cilët, punimet e tyre i kanë prezantuar ndër vite gjatë zhvillimit të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë dhe konferencës shkencore të Fakultetit Filologjik dhe më pas, të njëjtat, i kanë dërguar dhe janë botuar në revistat në fjalë.

Lexuesit mund të njihen me zhvillimet dhe botimet e punimeve shkencore nga fusha e albanologjisë dhe e filologjisë të botuara dhe të organizuara nga Universiteti i Tetovës, nga Fakulteti Filologjik si dhe impaktin e tyre në shkencat humane në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe me gjerë.

Përndryshe, që të dy revistat, tanimë, janë të indeksuara në shumë platforma ndërkombëtare, si: EBSCO, CEEOL, CROSSREF, ERIHPLUS, Google Scholar, IndexCopernicus International, ISI Impact Factor (IIF) = 0.0346, MLA International Bibliography.

Autorët e librit, B. Sulejmani dhe D. Saliu, janë të bindur se botimi i këtij libri bibliografik, në të cilin i kanë përfshirë titujt dhe autorët e të gjitha punimeve shkencore të cilat janë botuar në revistat „Albanologjia“ dhe „Filologjia“ do të jenë i një rëndësie të madhe për disa arsye, si: do të lehtësojë kërkimin, pra do ta bëjë më të lehtë punën për studiuesit që të gjejnë dhe të konsultojnë punime të ngjashme a të përafërta me kërkimin e tyre shkencor; do të rritë transparencën, pra do të ndihmojë për verifikimin e fakteve dhe të dhënave shkencore të paraqitura në punimet veç më të botuara; do të ndihmojë në shmangien e plagjiaturës, pra do të ndihmojë për identifikimin dhe njohjen e burimeve origjinale, duke reduktuar rrezikun e plagjiaturës; do të sigurojë bazë të të dhënave në mënyrë të sistemuar, pra krijimi e një bibliografie të punimeve shkencore për revistat në fjalë paraqet një arkivë të organizuar e cila mund të përdoret për referenca dhe për analiza të ardhshme bibliometrike.

Fakulteti Filologjik ndër vite ka botuar edhe këto revista, si: ,,Glosa” (1995) (kryeredaktor, Qemal Murati); ,,Cogito” (2007) (kryeredaktore: dr. Luljeta Isaku).

Këto revista, pra “Glosa” dhe “Cogito”, nuk botohen më, por autorët, në librin e tyre bibliografik, i kanë përfshirë edhe punimet e botuara në këto dy revista. Numri total i të gjitha punimeve të botuara në revistat: “Filologjia”, “Albanologjia”, “Glosa” dhe “Cogito”, është 1406.


Publikimi i mëparshëm

Shkatërrimi i biodiversitetit do të ketë pasoja fatale për njerëzimin

Publikimi i radhës

Më 23 tetor 1871 u lind Gjergj Fishta

Publikimi i radhës
At Gjergj Fishta

Më 23 tetor 1871 u lind Gjergj Fishta

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.