• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 16 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

SHA ESM ndau bursa për studentët e Universitetit të Tetovës

Në këtë aktivitet të ndarjes së bursave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zeneli u shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin korrekt me SHA ESM dhe vlerësoi faktin, që nga bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ata që përfitojnë janë pikërisht studentët. 

02/02/2024
| Arsim, Maqedoni

Në bazë të memorandumit të nënshkruar midis Universitetit të Tetovës dhe SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (SHA ESM Shkup), edhe këtë vit akademik, kjo shoqëri aksionare ndau pesë bursa për studentët e Universitetit të Tetovës. Përfitues të këtyre bursave me vlerë prej 8000 denarëve në muaj ( për dhjetë muajve në vit), ishin studentët e Programit studimor të Informatikës të UT-së. Seleksionimi i kandidatëve është bërë në bazë të suksesit mesatar, jo më pak se 8.0 pikëve të fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultateve nga intervista e realizuar nga komisioni i përbërë prej dy përfaqësuesve nga SHA ESM dhe një përfaqësues nga Universiteti i Tetovës.

Në këtë aktivitet të ndarjes së bursave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zeneli u shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin korrekt me SHA ESM dhe vlerësoi faktin, që nga bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ata që përfitojnë janë pikërisht studentët.

Ndërsa  zv. drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Imer Zenku i falënderoi studentët për interesimin, për të aplikuar për këto bursa, si dhe u shpreh se ky bashkëpunim është në interes i ndërsjellë për përgatitjen e kuadrove të cilët do t’i përgjigjen tregut të punës.

Deri më tani kjo praktikë e ndarjes së bursave ka dhënë rezultate të mira, duke e rritur numrin e studentëve të interesuar për t’u regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara dhe Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të UT-së.  Zyra për informim – UT


Publikimi i mëparshëm

Lasgush Poradeci refuzoi të shkruante poezi për liderin komunist

Publikimi i radhës

Duhet punë në Shqipëri, për këtë duhet të mbushin detyrën gjithë mëmëdhetarët

Publikimi i radhës

Duhet punë në Shqipëri, për këtë duhet të mbushin detyrën gjithë mëmëdhetarët

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.