• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 7 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti” nga autori Prof. Dr. Nazmi Beqiri

Autori i librit, Prof. Dr. Nazmi Beqiri në hyrje të librit thekson se kohëve të fundit, folësit popullorë, duke folur për krijime popullore, thonë se këto rrëfime nga brezi në brez kanë pasur edhe karakterin e mësimit dhe jo vetëm.

27/11/2023
| Arsim, Kulturë

Në Universitetin e Tetovës, sot u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti” nga autori Prof. Dr. Nazmi Beqiri. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, dekanë, senatorë, profesorë, studentë dhe miq të autorit.

Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani e përshëndeti botimin e këtij libri, duke theksuar se Fakulteti Filologjik gjithmonë ka mbështetur botimet e teksteve universitare, siç është rasti i librit që sot promovojmë. Sipas tij, Fakulteti Filologjik krahas punës themelore, mësimdhënies dhe punës shkencore që po bën, po ashtu përkrah iniciativa të këtilla, sepse duke u mbështetur në këta libra universitarë, me programet e parapara, përkatësisht për lëndën e letërsisë popullore, ky libër do t’u ndihmojë më tepër studentëve, që ta pasurojnë bibliotekën e tyre dhe ta kenë në përdorim përgjithmonë.

Recensentja e librit, Prof. Dr. Emine Shabani tha se libri i Prof. Dr. Nazmi Beqirit, me titull “Letërsia popullore dhe personaliteti” është një vepër me rëndësi të veçantë, e cila përmbledh në vete personalitetin si elementin kryesor të një shoqërie të shëndoshë, llojet e personaliteteve shqiptare ndër breza e shekuj, të rrëfyer nëpërmjet këngëve popullore, tregimeve, e legjendave. “Folklori ka qenë dhe do të mbetet, thesar artistik për shkrimtarët, gjuhëtarët, etnologët, antropologët, arkeologët dhe vetë popullin që e ruan dhe e kultivon atë, për shekuj me radhë. Ky folklor, është vlerë që joshi edhe shkencëtarë nga bota joshqiptare. Studimet mbi shqiptarët dhe krijimtarinë e tyre, ata i bënë në kohëra të vështira për ne dhe u jemi falënderues për jetë shkencëtarëve: Johan Georg von Han, G. Majer, Dozoni, H. Pedersen, Edit Durham, M. Lamberc, Robert d’Angely, etj. Vepra është strukturuar në pesë kapituj. Në hyrje, autori paraqet vlerat dhe fushën e studimit të folkloristikës, që për element kryesor ka edukimin. Më pas fillon me personalitetin. Në të gjithë këta kapituj, autori, ka ngritur çështjen e letërsisë popullore, duke mbrojtur me xhelozi, që ajo nuk është vetëm përshkruese momenti, brenda normave e ligjeve të caktuara, të cilat janë vënë në detyrë të edukim-mësimit të breznive në vazhdimësi, deri të krijimi, modelimi i prijësve, të parëve të vendit.” – tha mes tjerash recensentja e librit, Prof. Dr. Emine Shabani.

Përgjegjësi i Institutit “Josif Bageri” të Universitetit të Tetovës, Mr. Sc. Ismet Jonuzi – Krosi theksoi se në këtë libër i kanë bërë përshtypje personalitetet që i ka përshkruar autori në faza të zhvillimit të qytetërimit nga stadet më të ulëta e deri më sot ku jemi ne. “Fatmirësisht përmenden, ne themi legjenda Adem Jashari, por kemi edhe në një legjendë këtu, profesor Fadilin, fenomeni i paraqitjes së profesor Fadilit dhe Universiteti i Tetovës. Atëbotë kur ishin përpjekjet e nismës së Universitetit e ndërlidhi me personalitetin. Ndonëse libri ka 5 cikle, në formën e pashkruar ka edhe një cikël, ai cikël është Universiteti i Tetovës dhe personalitetet brenda tij që kanë reflektuar në procese ku jemi ne sot, ngase kemi thurur legjenda dhe gojëdhëna dhe besoj se nga kjo që e kemi sot, cikli i gjashtë për kombin ka një porosi, që ky libër domosdoshmërisht do të përkthehet në gjuhë të tjera ngase është një pasqyrë e trajtëformësimit të kuptimësisë së jetës sonë në trevat ku jetojmë. ” – u shpreh drejtori i Institutit “Josif  Bageri”, Mr. Sc. Ismet Jonuzi.

Vetë autori i librit, Prof. Dr. Nazmi Beqiri në hyrje të librit thekson se kohëve të fundit, folësit popullorë, duke folur për krijime popullore, thonë se këto rrëfime nga brezi në brez kanë pasur edhe karakterin e mësimit dhe jo vetëm. “Gjatë analizave e studimeve të hollësishme të krijimeve popullore, na del që, krijimet në fjalë kishin karakter të mësimit, por edhe të edukimit, madje edhe përsosmërinë edukative drejt shkallëve më të larta njerëzore, gjegjësisht “profesionalizmit personifikues”, duke përdorur mjetin modelues. Argument më i bindshëm shkencor është se, që nga krijimet më të hershme popullore, që kemi arritur t’i kemi e deri në përditshmërinë tonë, na është përcjellë besa, bujaria, toleranca, madje edhe përkujdesja për familjen e atdheun apo mëmëdheun. Pa këtë funksion të krijimtarisë në fjalë, shumë personazhe në këto krijime, që këtu u themi personalitete, duke filluar që nga Kostadini e Dorontina e deri te Fehmiu e Xhevë Ladrovci dhe Adem Jashari, nuk do të mund t’i kishin virtytet e njëjta, apo krejtësisht të njëjta, si atëherë, si sot.” – shkruan mes tjerash, në hyrjen e librit, autori Prof. Dr. Nazmi Beqiri.

Në përmbyllje të këtij libri thuhet se modelimi i personalitetit të çon në fillet e qytetërimit iliro – shqiptar, ku nuk mund të vërehet ndonjë ndasi e madhe nga qytetërimi pellazg. Shembujt e marrë për modelin e krijimit të personalitetit te shqiptarët, nuk mund të ndahen në qytetërime, duke i emërtuar në personalitete pellazge, ilire apo shqiptare, ngaqë lidhen për palcë njëri me tjetrin, përmes elementeve shpirtërore njerëzore. Andaj janë ndarë shembujt e personaliteteve në: mitike, legjendare, historik,  të kohës së re dhe bashkëkohore.


Publikimi i mëparshëm

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë

Publikimi i radhës

Fakulteti Filozofik dhe Parlamenti Studentor i UT-së organizuan aktivitete të ndryshme për 28 Nëntorin

Publikimi i radhës

Fakulteti Filozofik dhe Parlamenti Studentor i UT-së organizuan aktivitete të ndryshme për 28 Nëntorin

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.